Top Channel/ Miku i Belerit refuzon gjyqin/ Prokuroria zbulon bisedat në grupin “Himara ime je ti”
19/12/2023 19:52

Pandeli Kokaveshi, i bashkakuzuar me Fredi Belerin për korrupsion në zgjedhje nuk iu përgjigj ftesës së Gjykatës së Posaçme. Ai ishte kërkuar nga SPAK, për tu pyetur, por Kokaveshi nuk u gjet në banesë nga policia lokale Megjithatë, i dyshuari i dosjes së Himarës, kishte dërguar nga Athina, shkresa ku refuzonte të pyetej për dyshimet se është përfshirë në korrupsion. Avokati mbrojtës, u shpreh në Gjykatë se klienti i tij gjendet në Greqi për kurim dhe për ta provuar këtë paraqiti një shkresë të datës 9 dhjetor. Në këto kushte, në Gjykatë u lexua deklarimi i të akuzuarit që në muajin maj ka mohuar akuzat dhe që ka treguar se si u arrestua Fredi Beleri, kandidati i “Bashkë Fitojmë.” Procesi ndaj Belerit është më i monitoruari nga media dhe jo vetëm edhe nga përfaqësia diplomatike. SPAK vijoi me leximin e provave, duke nisur nga regjistrimi i hetimit, përgjimet dhe marrja e dëshmive, deri te shpallja e moskompetencës. Beleri kërkoi përjashtimin e anëtarëve të trupës gjyqësore, duke i konsideruar të njëanshëm. Të njëjtën konsideratë pati më herët dhe për SPAK. Prokuroria deklaroi se në telefonin e Kokaveshit ka zbuluar biseda në një grup WhatsApp titullar “Himara ime je ti”. Aty flitet se si do të ndihmoheshin qytetarë të ndryshëm për letrat greke, tha prokurori. Në një nga këto biseda Beleri i ka tërhequr vëmendjen bashkëpunëtorit “çfarë janë këto biseda, nga këto do digjesh ti”. Prokuroria thotë se Beleri nuk ka pranuar të japë kodin për të hapur telefonin, por ka ekspertuar telefonin e Arsen Ramës, ku janë gjetur thirrje e komunikime me Kadidin. Me mbylljen e dëgjimit të provave të SPAK tani është radha e mbrojtjes, për të sjellë prova e dëshmitarë e për të vërtetuar atë që ata pretendojnë, pafajësinë. Ndonëse SPAK këmbëngul se Beleri dhe Kokaveshi blenë vota në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Top News – Gjendet pa shenja jete 48-vjeçari brenda makinës, dyshimet e para
24/01 09:26
Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
DIGITALB DIGITALB - OFERTA