Top Channel/ Mësuesit që do deklarojnë pagën, ekspertët këshilla si të shmanget gjoba
14/01/2025 19:53

Me ndryshimet ligjore tatimore rritet numri i personave që duhet të kryejnë deklaratën e të ardhurave personale për vitin 2024(DIVA-n), pasi fasha ka zbritur nga 2 milion lek në vit në 1.2 milion. Për të shmangur gjobat që konfuzuan arsimtarët vitin e kaluar; eksperti Fiqiri Çifliku tregon grupin e punonjësve në sistemin arsimor që kanë detyrimin e vetëdeklarimit të parave me afat të dorëzimit deri më 31 mars. “Të gjithë mësuesit dhe punonjësit në arsim, që kanë një pagë bruto mbi 1 milion lek të vjetra, 100 mijë lekë në muaj apo shuma 1.2 milion lekë në vit, duhet të plotësojnë "Deklaratën Individuale të të Ardhurave Personale" në e-filling pranë tatimeve. Në një parashikim që unë kam bërë të gjithë punonjësit e zyrave vendore arsimore, Drejtorive Rajonale, Agjencisë Kombëtare të Arsimit, por edhe drejtuesit e shkollave, nëndrejtorët, mësuesit e arsimit të mesëm të lartë, mësuesit e arsimit të mesëm të ulët që kanë vjetërsi 25 vite kanë detyrimin e vetëdeklarimit, kështu që duhet të bëjnë kujdes”. Rroga e vitit të shkuar është vendimtare për të caktuar nëse je subjekt i vetëdeklarimit apo jo; por gjithashtu ndikues është edhe dypunësimi apo ata arsimtarë që përfitojnë të ardhura shtesë mbi 50 mijë lek. “Detyrim taksativ kanë edhe të dypunësuarit. Mësuesit gjatë vitit lëvizin përmes lëvizjeve paralele nga njëra zyrë në një zyrë tjetër arsimore. Duke qënë se ato janë institucione të pavarura në kuptimin e veprimtarisë financiare; ata dalin në sistemin tatimor të dypunësuar. Marrim shembull në një zyrë në lushnjë e në shtator ka ardhur në Tiranë. Në këtë moment ai ka detyrim të deklarimit të të ardhurave për të evituar gjobën që sistemi tatimor gjeneron automatikisht”. Nëse vec rrogës nuk ka të ardhura të tjera, në deklaratë nuk del asnjë pagesë për të bërë sepse tatimi është mbajtur në momentin kur ke marr pagën. Ky deklarim bëhet për rastet kur individi ka marr të ardhura për të cilat nuk është mbajtur tatimi në burim. Psh qiratë që ke përfituar nga dhënia e banesës, apo një investim në kompani ku nuk është mbajtur tatimi që duhet ti deklarosh.

Top News – Zbardhet marrëveshja Rama-Zelensky. Bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe atë diplomatik
22/01 21:57
Top Channel/ Një film për diktaturën! Selenica: Vuajtjet e shqiptarëve të dëgjohen!
22/01 19:59
Top Channel/ Vetëdorëzohen të kërkuarit në Shkkodër, të dyshuar për shumë ngjarje
22/01 19:26
Top Channel/ Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, dëme të shumta materiale
22/01 18:28
Top News- Rrahën 62-vjeçarin me sende të forta, kush janë dy të rinjtë që u dorëzuan në polici
22/01 17:09
Top News- Nga 1 shkurti ulet energjia/ Balluku- Më shumë matësa inteligjentë
22/01 16:54
Top News- Spak godet pasuritë e Çopjave, sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e shumë prona
22/01 16:53
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top Channel/ Masakra e Dobraçit, vetëdorëzohen të kërkuarit
22/01 15:50
Top Channel/ Prej dy ditësh i zhdukur, jendet i mbytur në thellësi të lumit të Shalës
22/01 15:42
Top Channel/ SHBA u tërhoq nga OBSH, a do ketë pasoja të mëdha?!
22/01 15:32
Top Channel/ Hotelet e luksit pa taksa! PS, propozim në Kuvend për emra brand
22/01 15:24
Top Channel/ Tronditet grupi Çopja, iu kapen 10 mln USD kriptomonedha
22/01 15:19
Top Channel/ Rama promovon “Sazanin” në Davos, flet për projektin e Kushner
22/01 15:13
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top Channel/ Të kërkuar për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
22/01 14:37
Top Channel/ Zyrtarisht nën hetim! Deputeti i PD paraqitet në GJKKO
22/01 14:36
Top News- U përfolën si të përfshirë në atentatin me 4 viktima në Dobraç, vetëdorëzohen në polici
22/01 14:22
Top Channel/ Shkëmbim territoresh dhe…plani sekret i Trumpit për fundin e luftës në Ukrainë!
22/01 14:19
DIGITALB DIGITALB - OFERTA