Top Channel/ Megaoperacion kundër piraterisë! Mbi 250 milionë euro në muaj qarkullim
27/11/2024 22:32

Policia e Katanias në koordinim me Prokurorinë, kreu Operacionin “Takedown”, më i madhi kundër piraterisë audiovizive të kryer në Itali dhe Europë. Në aksion morën pjesë edhe Eurojust me Europol, duke çmontuar organizatën kriminale më të përhapur transnacionale, e cila u shërbeu ilegalisht mbi 22 milionë përdoruesve. Sipas medias italiane akuzat janë për shkelje të së drejtës së autorit, akses të paautorizuar në sistemet kompjuterike, posedim të kodeve të aksesit dhe mashtrim kompjuterik. U sekuestruan mbi 2500 kanale dhe serverë të paligjshëm të cilët menaxhonin shumicën e sinjaleve të paligjshme në Europë, të cilat gjeneruan një qarkullim të paligjshëm prej mbi 250 milionë euro në muaj dhe afërsisht 3 miliardë euro në vit dhe u shkaktuan mbi 10 miliardë euro dëm ekonomik kompanive që menaxhojnë TV me pagesë. U kryen 89 kontrolle në 15 rajone italiane, por me bashkëpunimin e forcave të huaja policore, u kryen edhe 14 kontrolle në Mbretërinë e Bashkuar, Holandë, Suedi, Zvicër, Rumani dhe Kroaci, ndërsa 102 persona janë vendosur nën hetim. Autoritetet italiane sqaruan se mbi 22 milionë persona në Europë e blenë piraterinë, por përveç rreziqeve si vjedhja e identitetit dhe informacionit bankar, u njoftua nga Prokuroria se ata që shesin dhe blejnë piraterinë lënë gjurmë të pashlyeshme në internet. Prandaj në të ardhmen në Europë do të sanksionohen edhe klientët si dhe do të jenë objekt i veprimeve nga mbajtësit e të drejtave.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA