Top Channel/ Mediat e huaja: Harris befasuese- gozhdoi Trump, por a u vendos fati i zgjedhjeve?
11/09/2024 13:11

Donald Trumpi mundi Kamala Harris me një hedhje virtuale monedhe përpara debatit të tyre presidencial – por kjo ishte e vetmja gjë që ai fitoi, sepse që nga momenti kur zëvendëspresidentja iu drejtua podiumit në të cilin ai ndodhej dhe e detyroi të shtrëngonte dorën e saj, ishte ajo, thotë CNN, që diktoi kushtet e përplasjes së tyre kritike saktësisht tetë javë përpara ditës së zgjedhjeve presidenciale. Ajo u shfaq energjike dhe e mbushur me një vizion pozitiv për të ardhmen. Trump e kritikoi Amerikën si një komb që po dështon dhe u duk se u spostua jashtë lojës së tij, që e njeh mirë. Harris, nga ana tjetër, pati sipas medias së njohur amerikane, performancën e të karrierës së saj politike, e Trumpi vetë u duk i habitur nga goditjet e shumta të saj. Në një kohë kur gati një e treta e votuesve amerikanë, sic treguan sondazhet e fundit, donin të dinin më shumë rreth Harris, mënyra sesi ajo e përballoi me sukses debatin, me gjasë do t`ia zgjerojë rrethin e mbështetësve. Trumpi nga ana tjetër, në disa momente u duk sikur ende mendonte se kishte përballë rivalin e tij të mëparshëm, Joe Biden.Në 90 minuta përplasje, Harris shpesh e shkundi ish-presidentin me sulme personale që ngritën temperaturën e kësaj gare të shumëpritur, shkruan BBC. Trendi, përgjatë pjesës më të madhe te debatit, ishte ai i gozhdimit të republikanit, që e gjeti veten më shumë në mbrojtje lidhur me sjelljen dhe komentet e tij në të shkuarën. Përballja përfundoi me zotimin e Harris se do të ishte "një presidente për të gjithë amerikanët", dhe sulmin e Trumpit që pohoi se ajo do të ishte “presidentja më e keqe në historinë e vendit tonë". Ishte një fund i përshtatshëm për dy kandidatë që ofruan vizione krejtësisht të ndryshme për kombin në atë që mund të jetë debati i tyre i vetëm presidencial, sipas The Guardian.Asnjë debat tjetër presidencial nuk është caktuar ende zyrtarisht, kështu që përballja e të martës mund të përbëjë herën e fundit që Harris dhe Trump takohen përpara ditës së zgjedhjeve. Sidoqoftë, vetëm në ditët në vijim duket se do të mund të shihet qartë nëse debati ka pasur ndikim kyc tek votuesit e pavendosur, të cilët duket se do të përcaktojnë fatin e kësaj gare të ashpër kokë më kokë.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA