Top Channel/ Me veshje e simbole kombëtare, tifozët shqiptarë gati për ndeshjen ndaj Islandës
06/06/2022 17:59

Kombëtarja “kuqezi” nis sot misionin e Nations League me përballjen në transfertë ndaj Islandës, që do të luhet në Reykjavik në orën 20:45 dhe që do transmetohet në “Super Sport 2”. Tifozët kuq e zi që kanë janë grumbulluar në Reykjavik. Gazetari Endi Tufa sjell atmosferën e ndezur nga Islanda. Me veshje e simbole shqiptare dhe flamurin kombëtar, ata këndojnë në kor, teksa shpresojnë për fitore në këtë ndeshje, që të paktën në letër, cilësohet e vështirë. Islanda dhe Shqipëria janë ndeshur në total 7 herë me njëra-tjetrën, 2 herë në kualifikueset e Botërorit, 4 herë në kualifikueset e Europianit. Në këto ndeshje tre janë fituar nga “kuqezinjtë”, ndërsa në katër përballjet e tjera kanë qenë islandezët ata që kanë triumfuar. Islandë-Shqipëri janë takuar për herë të parë në kualifikueset e Europianit 1990-1991, me një ndeshje të luajtur në transfertë që u mbyll me rezultatin 2-0 dhe një takim të luajtur në vendin tonë që përfundoi sërish me fitoren e “kuqezinjve” 1-0. Më pas këto dy përfaqësuese do të ritakoheshin në miqësoren e vitit 2004 që u luajt në Shqipëri dhe u mbyll me rezultatin 2-1. Ndeshjet e radhës mes Islandës dhe Shqipërisë do të ishin në kualifikueset e Kupës së Botës në 2012-2013, me të dyja ndeshjet si atë që u luajt në vendin tonë dhe atë në transfertë që u mbyllën me rezultatin 2-1 për islandezët. Ndërsa përballjet e fundit për këto dy skuadra datojnë në kualifikueset e Europianit në 2019-2020, me takimin e parë që u mbyll me rezultatin 1-0 për Islandën, ndërsa ndeshjen e dytë e fitoi Shqipëria 4-2. Referuar statistikave Islanda ka një fitore më shumë se “kuqezinjtë” dhe në një situatë kur përfaqësuesja e tyre nuk ndodhet në momentin më të mirë të mundshëm, Shqipëria shihet më e favorizuar për të dalë me fitore mbrëmjen e sotme, megjithatë në futboll asnjëherë nuk i dihet.

Top Channel/ Tensione në ndeshjen me Elbasanit, pas golit dhunohet drejtori i Dinamos
20/01 13:43
Top News- Tirana rikthen Bledi Shkëmbin. Zëvendëson në pankinë Gugash Maganin të larguar
20/01 11:55
Top Channel/ Nderimet për Sabah Bizin! Homazhet u zhvilluan në stadiumin “Loro Boriçi”
17/01 20:03
Top Channel/ Futbolli në zi! Shuhet ish-lojtari i Kombëtares, Sabah Bici
16/01 19:57
Top News-Miqësore me Kombëtaren e Kim Jong Un. SC Gjilani zbulon kalendarin e përballjeve në Antalia
16/01 15:20
Top News-Futbolli shqiptar është në zi. Ndahet nga jeta legjenda e Vllaznisë e Kombëtares Sabah Bizi
16/01 14:46
Top News – ‘Vë bast se marr karton të verdhë’. Mbrojtësi i Sevilla pasuroi shokët, arrestohet
15/01 19:00
Top News- Skandal me medaljet e ‘Paris 2024’. Cilësia ishte e dobët, 100 sportistë i kthejnë
14/01 16:08
Top News – Pas 30 vitesh dashuri. Pep Guardiola dhe bashkështortja Cristina divorcohen
14/01 14:47
Top News- Tyson Fury var dorezat në gozhdë. Anglezi deklaron tërheqjen nga boksi-Ishte fantastike
14/01 12:04
Top News – Hansi Flick frenon Juventusin. ‘E dua Araujo në skuadër, është ndër më të mirët’
11/01 18:15
Top Channel/ “Yjet e sportit”, çmim për më të mirët, por Rama ka një kritikë!
09/01 20:05
Top News- Jude Bellingham, më i kushtueshmi. E thotë raporti i CIES, lë pas Haaland dhe Vinicius
08/01 16:40
Top News- Didier Deschamps e konfirmon. Largohet nga pankina e Francës pas Botërorit 2026
08/01 15:00
Top News – Mbappe fut PSG në telashe/ Uefa mund të sanksionojë kampionët e Francës
07/01 14:19
Top Channel/ Skiatorja shqiptare befason Europën, Colturi e dyta në Kupën e Botës!
04/01 14:02
Top News-Nga Euro 2004, në luftën në Ukrainë. Humbet jetën ish futbollisti, ishte i dënuar për drogë
30/12 13:27
Top News – U paraqit me xhinse në event. FIDE përjashton nga gara ish kampionin e botës në shah
30/12 11:17
Top News-‘Nuk e harroj nga vij’. Douglas Luiz bën gjestin prekës për vendlindjen e tij
27/12 12:34
Top News – Egnatia fiton tripletën. Mund Kukësin dhe rrëmben Superkupën e Shqipërisë
26/12 21:43
DIGITALB DIGITALB - OFERTA