Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila deklaroi këtë të hënë se me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, nuk do të bisedojnë lidhur me temën e Open Ballkan. Sipas saj, këtë iniciativë Rama e ka nisur njëanshëm me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, por që Kosova vazhdon ta konsiderojë proces paralel dhe të dëmshëm. Megjithatë, Kusari-Lila ka deklaruar se raportet me Shqipërinë mbesin të pakontestueshme, pavarësisht politikave ditore.