Top Channel/ Më pak marijuanë nga Shqipëria/ Raporti i policisë greke: Në 2024 ra sasia e trafikuar
08/08/2024 19:41

Shqiptarët vijojnë të jenë furnizuesit kryesorë të marijuanës në Greqi, tregon një raport i policisë së antidrogës greke. Por, në krahasim me shifrat e vitit të kaluar shifrat kanë ardhur në rënie, ndërsa vlerësohet se 18.11% e marijuanës së papërpunuar u identifikua me origjinë nga Shqipëria, nga 40% që qëndronte në vitin 2022. Ndërkohë, policia greke shprehet se 72% e marijuanës së futur në Greqi ka origjinë të panjohur. Në raportin e saj, forcat e antidrogës vlerësojnë se transportuesit e narkotikëve veprojnë përmes kalimeve të paruajtura në kufirin verior grek fqinj me Shqipërinë por edhe në atë të Maqedonisë së Veriut duke mbartur thasë me marijuanë të papërpunuar në këmbë, nëpër pyje, nëpër zonat e vështira dhe të shkreta të kufirit. Sipas raportit rreth 25% e anëtarëve të grupeve të krimit të organizuar të trafikut të mariajunës ishin shtetas shqiptarë dhe rreth 63% ishin grekë. Shqiptarët vijojnë të jenë mjaft aktivë, sidomos në rrjetin e shpërndarjes. Edhe tek numri i personave të akuzuar për aktivitete kriminale kryesonin shqiptarët. Vlera e përllogaritur nëse sasitë e marijuanës do të përfundonin në tregun kriminal sipas antidrogës greke për vitin 2023 ishte mbi 145 milionë euro.

Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
Top News- SPAK kërkon konfiskim për 28 pasuri/ Dyshohet se janë vendosur nga paratë e krimit
23/01 13:51
Top News- Granata e armë në banesë/ Arrestohet 44-vjeçarja, në kërkim bashkëshorti saj
23/01 13:37
Top News- ‘Sterilizimi’ kalon për gjykim/ Beqaj: Me vd*kje të më dënoni, emrin s’ma njollosni dot
23/01 13:28
DIGITALB DIGITALB - OFERTA