Top Channel/ Mbyllja e “Tik tok”, jehonë në botë! Çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare
22/12/2024 19:37

Vendimi i qeverisë shqiptare për të mbyllur “Tik Tok” për një periudhë 1-vjeçare ka bërë jehonë në mediet ndërkombëtare. “Shqipëria vendosi të mbyllë TikTok për një periudhë një vjecare pasi një i ri humbi jetën nga një sulm i tmerrshëm me thikë”. Kështu raportojnë mediat e njohura botërore, si BBC, Washinton Post, Corriere della Serra, La Repubblica, The Guardian, Reuters, Bloomberg, Associated Press etj, të cilat theksojnë se shkak është vrasja e 14-vjeçarit në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë. Media amerikane Washington Post shkruan se "autoritetet shqiptare zhvilluan 1300 takime me mësues dhe prindër pas vdekjes me thikë të një adoleshenti në mes të nëntorit nga një adoleshent tjetër pas një sherri që filloi në TikTok". BBC po ashtu raporton se "vrasja e të miturit nxiti një debat me prindërve, psikologëve dhe institucioneve arsimore mbi ndikimi e rrjeteve sociale tek të rinjtë në Shqipëri". Sipas BBC, "edhe disa vende evropiane, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Belgjikën, kanë vendosur kufizime në përdorimin e mediave sociale për fëmijët". Media gjermane, Deutsche Welle raporton se "edhe vendet pranë Shqipërisë, si Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, kanë raportuar së fundmi një ndikim negativ për të cilin fajësojnë platformën, veçanërisht te të rinjtë”. “Masa u mor si pjesë e një programi të ri kombëtar të sigurisë për fëmijët në shkolla”, shkruan media italiane La Repubblica. Mbyllja e platformës “Tik Tok” u njoftua nga kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se një gjë e tillë u kërkua nga mbi 90% e prindërve që morën pjesë në konsultimin publik.

Top News – Zbardhet marrëveshja Rama-Zelensky. Bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe atë diplomatik
22/01 21:57
Top Channel/ Një film për diktaturën! Selenica: Vuajtjet e shqiptarëve të dëgjohen!
22/01 19:59
Top Channel/ Vetëdorëzohen të kërkuarit në Shkkodër, të dyshuar për shumë ngjarje
22/01 19:26
Top Channel/ Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, dëme të shumta materiale
22/01 18:28
Top News- Rrahën 62-vjeçarin me sende të forta, kush janë dy të rinjtë që u dorëzuan në polici
22/01 17:09
Top News- Nga 1 shkurti ulet energjia/ Balluku- Më shumë matësa inteligjentë
22/01 16:54
Top News- Spak godet pasuritë e Çopjave, sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e shumë prona
22/01 16:53
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top Channel/ Masakra e Dobraçit, vetëdorëzohen të kërkuarit
22/01 15:50
Top Channel/ Prej dy ditësh i zhdukur, jendet i mbytur në thellësi të lumit të Shalës
22/01 15:42
Top Channel/ SHBA u tërhoq nga OBSH, a do ketë pasoja të mëdha?!
22/01 15:32
Top Channel/ Hotelet e luksit pa taksa! PS, propozim në Kuvend për emra brand
22/01 15:24
Top Channel/ Tronditet grupi Çopja, iu kapen 10 mln USD kriptomonedha
22/01 15:19
Top Channel/ Rama promovon “Sazanin” në Davos, flet për projektin e Kushner
22/01 15:13
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top Channel/ Të kërkuar për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
22/01 14:37
Top Channel/ Zyrtarisht nën hetim! Deputeti i PD paraqitet në GJKKO
22/01 14:36
Top News- U përfolën si të përfshirë në atentatin me 4 viktima në Dobraç, vetëdorëzohen në polici
22/01 14:22
Top Channel/ Shkëmbim territoresh dhe…plani sekret i Trumpit për fundin e luftës në Ukrainë!
22/01 14:19
DIGITALB DIGITALB - OFERTA