Top Channel/ Mbetjet toksike, hetimi zbulon “sekretin e errët” të kompanisë
18/12/2024 20:38

Autoritetet hetimore në Shqipëri nuk e kanë përcaktuar ende kategorinë e rrezikshmërisë të përmbi 800 tonëve të sekuestruara për llogari të hetimeve të Prokurorisë Durrës. Ndërkohë grupi hetimor vazhdon të presë përgjigje nga institucionet vendase për listën e ekspertëve që do të ngarkohen nga hetuesit për të përcaktuar kategorinë e mbetjeve Prokuroria e Durrësit tha për TCH se po vazhdon hetimet për transportim mbetjesh, kontrabandë me mallra të ndaluara dhe shpërdorim detyre e megjithëkëtë procedimi vazhdon i regjistruar pa emra konkretë të dyshuarish. Kontenierët që kishin si destinacion Tajlandën të kthyer në Shqipëri dhe nën sekuestro nuk janë hapur ende, mbasi grupi i hetimit nuk ka gjetur listën e ekspertëve që do të kryejnë analizat shkencore të mbetjeve industriale, dërguar sipas një marrëveshjeje eksporti nga shoqëria Sokolaj që i kishte blerë nga kompania Kurum në Elbasan. Grupi i hetimit i tha Top Channel se ka sekuestruar edhe këtë vendim të ministres së Mjedisit, Mirela Kumbaro e cila i ka hequr operatorit Sokolaj licensën për transportin e mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme. Kontrollet kanë konstatuar se Sokolaj nuk ka përmbushur kushtet e licensës Ky hetim administrativ është kundërshtuar gjyqësish në gjykatën administrative. Gjykata administrative nuk ka shpallur ende vendim, ku palë janë veç subjektit privat edhe agjencia kombëtare e mjedisit që përmes drejtorisë së inspektimit e ka gjobitur Sokolajn dhe masën e 1milionë e 300 mijë lekëve.

Top News – Zbardhet marrëveshja Rama-Zelensky. Bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe atë diplomatik
22/01 21:57
Top Channel/ Një film për diktaturën! Selenica: Vuajtjet e shqiptarëve të dëgjohen!
22/01 19:59
Top Channel/ Vetëdorëzohen të kërkuarit në Shkkodër, të dyshuar për shumë ngjarje
22/01 19:26
Top Channel/ Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, dëme të shumta materiale
22/01 18:28
Top News- Rrahën 62-vjeçarin me sende të forta, kush janë dy të rinjtë që u dorëzuan në polici
22/01 17:09
Top News- Nga 1 shkurti ulet energjia/ Balluku- Më shumë matësa inteligjentë
22/01 16:54
Top News- Spak godet pasuritë e Çopjave, sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e shumë prona
22/01 16:53
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top Channel/ Masakra e Dobraçit, vetëdorëzohen të kërkuarit
22/01 15:50
Top Channel/ Prej dy ditësh i zhdukur, jendet i mbytur në thellësi të lumit të Shalës
22/01 15:42
Top Channel/ SHBA u tërhoq nga OBSH, a do ketë pasoja të mëdha?!
22/01 15:32
Top Channel/ Hotelet e luksit pa taksa! PS, propozim në Kuvend për emra brand
22/01 15:24
Top Channel/ Tronditet grupi Çopja, iu kapen 10 mln USD kriptomonedha
22/01 15:19
Top Channel/ Rama promovon “Sazanin” në Davos, flet për projektin e Kushner
22/01 15:13
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top Channel/ Të kërkuar për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
22/01 14:37
Top Channel/ Zyrtarisht nën hetim! Deputeti i PD paraqitet në GJKKO
22/01 14:36
Top News- U përfolën si të përfshirë në atentatin me 4 viktima në Dobraç, vetëdorëzohen në polici
22/01 14:22
Top Channel/ Shkëmbim territoresh dhe…plani sekret i Trumpit për fundin e luftës në Ukrainë!
22/01 14:19
DIGITALB DIGITALB - OFERTA