Edhe një herë sytë e Evropës u kthyen nga Ohri, si vendi mirëpritës i një takimi paqeje në Ballkan. Për më shumë se dymbëdhjetë orë diskutimesh në takime bilaterale e trilaterale mes Kosovës e Serbisë u pranuan Marrëveshja bazë për normalizim të marrëdhënieve dhe aneksi mbi implementimin e saj, por që mbetën të panënshkruara nga palët. Megjithatë, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell që negocioi për orë të tëra i dha vulën marrëveshjes për të cilën tha se aprovohet pas deklaratës së Bashkimit Evropian.