Përtej retorikave të forta me përplasje në funksion të parapërgatitjeve për fushatën zgjedhore, PS dhe PD kanë arritur një tjetër dakortësi. Kësaj here për disa ndryshime të reja në kodin zgjedhor të kërkuara nga KQZ për të realizuar pa probleme dhe pengesa të votuarin e shqiptarëve nga jashtë vendit.