Top Channel/ Mali i Zi kërcënon Kosovën: Demarkacioni, provokim i papranueshëm!
22/03/2022 14:42

Deklarata e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se pas formimit të qeverisë së re malazeze do të rishikohet marrëvshja e demarkacionit mes dy vendeve, ka sjellë reagimin e menjëhershem të kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapic, i cilie quajti një “provokim të papranueshëm”. Për Krivokapic, qëndrimi i Kurtit është paralajmërim për “aspiratat e rrezikshme të cenimit të integritetit territorial” të Malit të Zi.“Është interesant fakti që nuk ka asnjë reagim nga presidenti i Malit të Zi dhe kandidati antikushtetues për kryeministër, Dritan Abazovic”, ka shkruar ai në Twitter. Katër vjet nga ratifikimi i marrëveshjes së shumëdiskutuar, Kurti u shpreh se për demarkacionin, kërkon të fillojë bisedime me ekzekutivin e ri malazez.“Shpresojmë që do të ketë kushte të reja, me Qeverinë e re për ta trajtuar edhe këtë çështje, për të cilën natyrisht që fajin e përgjegjësinë e ka ajo Qeveria e atëhershme, e cila padrejtësisht, gabimisht e shumë dëmshëm i dha Malit të Zi 8,200 hektarë të territorit të Kosovës”, tha ai.Kuvendi i Malit të Zi ka miratuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Krivokapicit në fillim të shkurtit, por ajo mbetet me mandat teknik deri në zgjedhjen e Qeverisë së re. I mandatuari për kryeministër është Dritan Abazovic nga Lëvizja Qytetare URA. Kuvendi i Kosovës e ratifikoi marrëveshjen për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në 21 mars 2018, ndërsa deputetet e Vetëvendosjes asokohe në opozitë, u përpoqën ta parandalonin miratimin e saj duke përdorur dhe gaz lotsjellës. Marrëveshja është ratifikuar, por me një ujdi ndërmjet dy vendeve për korrigjimin e gabimeve të mundshme gjatë demarkacionit fizik të kufirit. Drita jeshile për këtë pakt ishte një nga kushtet e fundit të Bashkimit Evropian për heqjen e regjimit tëvizave për Kosovën, por një gjë e tillë, ende nuk ka ndodhur.

Top Channel/ Apartamentet 20 milionë $,do strehohen më të pasurit e botës në rast katastrofe dhe…
24/01 22:34
Top News- SHBA dëbon imigrantët/ Për herë të parë në histori, largimet me avionë ushtarakë
24/01 22:29
Top Channel/ Hamasi liron edhe 4 pengje/ Publikon emrat e vajzave të ushtrisë izraelite
24/01 22:27
Top News- Italia ridërgon emigrantët drejt Gjadrit/ Riaktivizohet marrëveshja Rama-Meloni
24/01 22:19
Top News- Putin gati t’i jap fund luftës në Ukrainë: Trump, udhëheqës i mençur/ Reagon Kievi
24/01 21:25
Top Channel/ Tronditet Trump, urdhri që i rrëzoi gjykata në ditët e para si President
24/01 20:07
Top Channel/ Të lidhur me zinxhirë! Pamjet dramatike të emigrantëve ilegalë që po dëbohen nga SHBA
24/01 20:00
Top Channel/ Sulmi më i madh ukrainas për këtë vit, digjet rafineria ruse e naftës
24/01 19:59
Top Channel/ Shënohet viktima e parë, stuhia “Eowyn” godet Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën
24/01 19:58
Top News – Kokainë nga Kolumbia në Spanjë. 22 të arrestuar, pjesë dhe shqiptarë që rrinë në Dubai
24/01 18:30
Top News – Arabia Saudite rishkruan himnin / I kërkon Hans Zimmer të kompozojë versionin e ri
24/01 15:31
Top Channel/Pak orë jetë? Përkeqësohet befas gjendja e Kryepeshkopit Janullatos, “`s`ka më shpresë”!
24/01 15:25
Top News – Rrezikohet armëpushimi me Hezbollahun / Izraeli nuk tërheq trupat në kohë nga Libani
24/01 15:22
Top News – ‘Kanadaja nuk është në shitje’ / Kapelja bëhet virale pas kërcënimit të Trumpit
24/01 15:16
Top News – Trump shkon në mes të zjarreve…Vatra të reja shpërthejnë në Kaliforni para vizitës
24/01 14:59
Top News – Ky kontinent po ndahet në dysh…! Shkencëtarët paralajmërojnë: Më shpejt nga sa mendohej
24/01 14:58
Top News – Flota e NATO-s ‘abuzon’ në Baltik / Rusia paralajmëron: Nuk mund të na frenojnë
24/01 14:53
Top News – Mund të godasin Rusinë dhe Kinën, SHBA vendos raketa Typhon në Filipine
24/01 14:51
Top News – Në Ukrainë, paqe përmes naftës! Trump zbulon si mund të përfundojë lufta menjëherë
24/01 13:41
Top News – Putin i përgjigjet Trumpit-Të pres! Kremlini thotë se lufta nuk varet nga çmimi i naftës
24/01 13:39
DIGITALB DIGITALB - OFERTA