Top Channel/ Malet “nën” flakë. Ndërhyhet nga ajri në Shëngjin. Kërkohet ndihmë në Gjirokastër
29/07/2024 22:57

Vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive në vendin tonë duke djegur sipërfaqe të mëdha pyjesh. Pushuesit e Shëngjinit këtë të hënë kanë pasur përballë tyre një pamje aspak të këndshme ndërsa pylli mbi mal ishte nën flakë. Prej tre ditësh zjarri në malin e Shëngjinit vijon pa ndërprerje dhe vetëm mesditën e së hënës është bërë e mundur ndërhyrja nga ajri me helikopter. Për të shuar flakët prej disa ditësh janë angazhuar forcat zjarrfikëse me përforcime dhe nga forcat e ushtrisë, por për shkak të terrenit te vështirë dhe erës, vatrat e zjarrit janë përhapur në të gjithë kurorën e malit duke bërë që të digjen pjesa më e madhe e pishave të mbetura. Ky zjarr dyshohet të ketë përparuar nga mali i Rrencit, i cili ra disa ditë më parë. Ndërkohë një situatë problematike paraqitet edhe në Gjirokastër. Paraditen e së hënës një zjarr përfshiu masivin e pishave në hyrje të liqenit të Viroit. Ky zjarr që dyshohet i qëllimshëm u përhap me shpejtësi për shkak të bimësisë së dendur dhe të thatë dhe pranisë së shkurreve favorizuar edhe nga era. Zjarrfikësit e Gjirokastrës janë ndarë në dy drejtime, ndërsa flakët kanë përparuar në Malin e Gjerë gjatë gjithë ditës në një gjatësi prej 8 kilometrash, si dhe në drejtim të fshatit Mashkullore ku rrezikohen dhe banesa. Zjarrfikësit kërkojnë ndërhyrje nga ajri dhe ndihmën e ushtrisë, pasi e kanë të pamundur të arrijnë disa prej zonave. Në raportimin ditor të emergjencave civile bëhet me dije se në 24 orët e fundit 30 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në vend. Ndërkohë 600 trupa janë në terren për të luftuar me flakët dhe 73 mjete zjarrfikëse.

Top News – Gjendet pa shenja jete 48-vjeçari brenda makinës, dyshimet e para
24/01 09:26
Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
DIGITALB DIGITALB - OFERTA