Top Channel/ “Maldivet e lira”, mediat britanike i kushtojnë vëmendje të veçantë Shqipërisë
10/08/2024 19:42

Gazetat britanike nuk ndalen së përshkruari udhëtimet dhe eksperiencën e tyre në Shqipëri. Një nga gazetat e famshme prestigjioze Metro konfirmon epitetin që ujërat e Shqipërisë kanë fituar famën në rrjete sociale, të kristalta si ato të Maldiveve. Duke përmendur shifrat e turistëve gjatë vitit të kaluar dhe ato që priten gjatë këtij viti, e përditshmja angleze shkruan se kjo është një histori e mrekullueshmë rikthimi për një nga shtetet më të izoluara të Evropës. Edhe ne u kuriozuam nga ky vend që mbart 400 km vijë bregdetare të mbushur me plazhe të bukura, vende të trashëgimisë botërore të UNESCO-s, mikpritje të ngrohtë dhe mot me diell, shkruan gazetarja angleze Alice Murphy. Çmimet e lira dhe mundësia e thjeshtë për të arritur këtu e bëjnë edhe më atraktiv Shqipërinë, sipas prestigjiozes angleze. Por, ashtu si çdo gjë e bukur, Shqipëria rrezikohet nga mbipopullimi i turizmit dhe një zhvillim i vrullshëm ndërtimesh. Për vendin tonë ka shkruar me gërma të arta edhe britanikja tjetër e famshme The Times. Mos e krahasoni Shqipërinë me Greqinë, sepse ky vend përveç detit dhe rërës ka një natyrë të egër unike dhe trashëgimi historike magjepsëse. Shqipëria ofron më shumë sesa ajo që reklamon Instagrami vijon më tej artikulli. Duke përshkruar eksperiencën unike me ngjitjen e parkut të Llogarasë, aventurierja Mariana Hunt shprehet për The Times se parku kombëtar ofronte shumëllojshmëri gjallesash dhe pamje unike në fund të rrugëtimit, “e njëjta rrugë që përshkonte edhe Jul Cezari, dhe gjente prehje për ushtrinë e tij” përshkruan më tej ajo. “Jo më kot edhe Lord Bajroni u mahnit nga këto peisazhe dhe shkroi disa poema të mrekullueshme për to”, reflekton Mariana Hunt, për eksperiencën që përjetoi së bashku me bashkëshortin e saj. Vizita në fshatrat e rivierës së jugut lë mbresa të thella për britanikët për ushqimet fantastike që ofronin dhe shumëllojshmërinë e pemëve frutore, por dhe blegtorinë. Mund të shijonim gjëra që vinin drejtpërdrejt nga ferma e banorëve, ndërsa Himara, Qeparoi, Lukova dhe Buneci përshkruhen si unike. Shqipëria ka shumë anë për të përjetuar e mbyll ajo artikullin e saj.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA