Top Channel/ Maduro fiton zgjedhjet e kontestuara në Venezuelë, opozita flet për mashtrime
29/07/2024 13:25

Presidenti Nicolás Maduro ka fituar zgjedhjet presidenciale të Venezuelës, sipas rezultateve të pjesshme të shpallura nga këshilli zgjedhor. Kreu i Këshillit Kombëtar Zgjedhor i cili është një aleat i ngushtë i Maduro - tha se me 80% të votave të numëruara, Presidenti Maduro kishte 51% të votave, krahasuar me 44% për rivalin e tij kryesor. Opozita venezueliane e hodhi poshtë njoftimin si mashtrues dhe premtoi të kundërshtojë rezultatin. Ajo tha se kandidati i saj, Edmundo González, kishte fituar me 70% të votave dhe këmbënguli se ai ishte presidenti i zgjedhur i ligjshëm. Opozita tha se numërimi i votave si dhe exit poll-et, treguan se zoti González kishte një avantazh prej 40 pikë përqindjeje ndaj presidentit aktual. Partitë opozitare ishin bashkuar pas zotit González në një përpjekje për të rrëzuar presidentin Maduro pas 11 vitesh në pushtet. Sondazhet e opinionit të kryera përpara zgjedhjeve kishin sugjeruar që zoti González do ta mundte presidentin. Rezultati i zgjedhjeve do të ketë pasoja shumë përtej vendit të Amerikës së Jugut me 29.4 milionë banorë. Gjatë 10 viteve të fundit, 7.8 milionë njerëz janë larguar nga Venezuela për shkak të krizës ekonomike dhe politike në të cilën vendi u zhyt nën administratën Maduro. Sondazhet e kryera në prag të zgjedhjeve sugjerojnë se eksodi tani mund të rritet, me një sondazh që sugjeron se një e treta e popullsisë do të emigronte. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ishte ndër ata që shprehën skepticizmin e tij pas shpalljes së rezultatit nga Këshilli Kombëtar Zgjedhor, organ i cili dominohet nga besnikët e qeverisë. Ai tha se SHBA kishte "shqetësime serioze se rezultati i deklaruar nuk pasqyron vullnetin ose votat e popullit venezuelian". Presidenti kilian, Gabriel Boriç, tha gjithashtu se rezultati ishte "i vështirë për t'u besuar". Votimi në Venezuelë është elektronik. Votuesit klikojnw një buton të caktuar për kandidatin e tyre të preferuar në një makinë votimi

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA