Top Channel/ Lulzim Basha rizgjidhet kryetar i PD! Në zgjedhje morën pjesë 18000 demokratë
29/07/2023 23:23

Me 16 mijë e 196 vota, Lulzim Basha u zgjodh për herë të katërt në krye të PD-së, kundrejt 1650 vota që mori kundërshtari i tij Gjergji Hani. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të PD dha shifrat përfundimtare, ku morën pjesë 18 mijë e 52 anëtarë, rreth 705 e atyre që u thirrën në votim. “Kanë marrë pjesë 18 mijë e 52 anëtarë të PD, pjesëmarrja shkon 70%. Nga 18 mijë e 52 anëtarë që kanë marrë pjesë në votim, të pavlefshme 199. 17 mijë 853 të vlefshme, nga të cilat Basha ka marrë 16 mijë e 196 vota dhe Hani 1 mijë e 657 vota. Deklarohet fitues Lulzim Basha, i cili shpallet kryetari i Partisë Demokratike.”-deklaroi Jemin Gjana. Votimi nisi në orën 08:00 dhe u mbyll në 19:00, ndërsa numërimi zgjati më pak se dy orë. Procesi ishte i qetë dhe u votua në 71 qendrat e votimit. Gjithsej ishin 25 mijë anëtarë të thirrur, ndërkohë që në zgjedhjet e fundit të vitit 2021 në PD ishin 75 mijë anëtarë demokratë. Në ato zgjedhje Basha u zgjodh me 41 mijë vota. Teksa falënderoi demokratët që e mbështetën dhe kundërshtarin Gjegj Hani, Basha tha në fjalimin e tij pas fitores, të mbajtur para godinës së re të PD-së, si kryetar i PD-së se ishte i vetëdijshëm për sfidat që e presin në opozitë. Vetëm 8 nga 52 që ka fituar në total PD në zgjedhjet parlamentare të prillit 2021 pranuan të ishin pjesë e këtij procesi zgjedhor. Mbajtja e këtyre zgjedhjeve ka sjellë një tjetër përplasje brenda Partisë Demokratike zyrtare. Kujtojmë se Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi mblodhi Këshillin Kombëtar dy net më parë, ku vendosi anulimin e zgjedhjeve të 29 korrikut, por ishte grupimi tjetër i Bashës që doli në kundërshti me këtë vendim. Një ditë më parë grupimi Bardhi çoi në gjykatë çështjen e PD-së, duke depozituar vendimin e Këshillit Kombëtar për anulimin e zgjedhjeve, pezullimin e Kryesisë dhe kërkesën për çregjistrimin e Lulzim Bashës që vijon të jetë kryetar i PD-së në regjistrin e partive politike. Nga ana tjetër, Kryesia e PD-së disa ditë më parë i hoqi vulën Bardhit dhe ia kaloi sekretarit Ligjor, Indrit Sefës. Kjo situatë brenda partisë rrit mundësinë e një tjetër përballjeje në gjykatë, në kushtet kur ende Gjykata e Shkallës së Parë nuk është shprehur me një vendim se kujt i përket partia, “Rithemelimit” të drejtuar nga Sali Berisha apo grupit tjetër.

Top News- Aksione antidrogë në Tiranë/ Me kokainë dhe hashash, arrestohen 2 persona
24/01 16:02
Top Channel/ Urdhri i Trump prek afganët e strehuar në Shëngjin
24/01 15:45
Top News – ‘1 mln shqiptarë nuk votojnë’ PD kërkon pjesëmarrje edhe pa ID e pasaporta
24/01 15:40
Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
Top News – Berisha nis lobimin te Trump. Statusi ‘non grata’, kreu i PD: Do bëj përpjekjet e mia
24/01 14:45
Top News – Shënjestra e ‘Kep Arapit’. ‘Akili’ shqiptar arratiset nga burgjet italiane
24/01 14:30
Top News – ‘Qendër ekselence shëndetësore’ Rama: Do të transformojmë QSUT brenda 5 viteve
24/01 14:26
DIGITALB DIGITALB - OFERTA