Top Channel/ Lobimi në SHBA, si pagoi LSI kompanisë shuma të majme, kush transferoi mbi 220 mijë $
22/10/2024 20:02

Ish-presidenti i vendit Ilir Meta është vënë në pranga një ditë më parë nga policia, me urdhër të SPAK, ndërsa ndaj deputetes Monika Kryemadhi është dhënë masa detyrim paraqitje, arrest shtëpie për Piro Xhixhon dhe detyrim paraqitje edhe për Ema Çokun. Një prej akuzave që rëndon ndaj Ilir Metës është dhe ajo e pastrimit të parave, duke evidentuar rastin e lobimit në SHBA. Në dosjen e SPAK, të siguruar nga Top Channel, theksohet ndër të tjera se nga hetimi rezulton se ekziston një lidhje interesash ekonomike dhe transaksione bankare midis kompanisë B.SK. shpk, kompanisë Unifi Communications me president Adrian Shatkun, Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Ilir Metës e Monika Kryemadhi. Sipas dosjes, bazuar në faktin se: Partia LSI për vitin 2016-2017 ka kryer pagesa të padeklaruara në shumën 369.785 USD për të kryer pagesat për shërbimet e ofruara nga kompania lobuese Global Security Innovative Strategies. Partia LSI për vitin 2017 ka kryer pagesa të padeklaruara në shumën 100.000 USD për të kryer pagesat për shërbimet e ofruara nga kompania Dorelita Limited si ndërmjetëse e LSI-së me kompaninë lobuese McKEON mekkiën Group. Burimi i fondeve që kanë financuar kontratat e lobimit dhe konsulencës të partisë LSI, nuk është deklaruar sipas ligjit. Adrian Shatku dhe kompania Unifi Communication Inc kanë kryer pagesa në shumën 253.285 lekë për llogari të partisë LSI me qëllim mbulimin e shpenzimeve që lidhen me ekzekutimin e kontratës së këshillimit që Lëvizja Socialiste për Integrim ka lidhur me kompaninë Global Security & Innovative Strategies. Ema Çoku i ka transferuar Adrian Shatkut dhe Unifi Communication Inc shumën 220,000 dollarë nga të cilat 100,000 USD janë derdhje cash të copëzuara brenda një dite në të njëjtën llogari nga persona pa të ardhura (punonjëse të B.S.K shpk). Kompania B.S.K dhe vetë Ema Çoku, kanë paguar shuma nga 3,000 Euro; 4,465 Euro; 10,000 Euro; 867,000 lekë; 1,142,000 lekë deri në 4,100,000 lekë, për aktivitete të LSI-së dhe të përfaqësuesve të kompanisë JPM Strategic Solutions LLC që kanë kryer aktivitet në Shqipëri për llogari të LSI-së. Sipas organit të akuzës arrihet në konkluzionin se Ilir Meta me cilësinë e Kryetarit të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, ka konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Me këtë cilësi, personi nën hetim Ilir Meta, ka ndërmarrë veprime aktive kriminale, me qëllim fshehjen e natyrës së vërtetë, origjinës dhe burimit të fondeve të cilat janë përdorur për të financuar kontratat e lobimit, duke ditur që këto para janë produkt i veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Top Channel/ Divorci i Ilirit me Monikën! Gjykata cakton datën e shqyrtimit të kërkesës
23/01 12:48
Top News – KQZ miraton numrin e kandidatëve. Çdo parti, 46 emra të sigurt, 140 me votë preferenciale
22/01 20:50
Top News-Zero tatim për hotelet me 4 e 5 yje. Komisioni i ekonomisë miraton në parim propozimin e PS
22/01 20:15
Top Channel/ Shqipëria hakmerret ndaj Putin, zbardhet marrëveshja me Ukrainën
22/01 19:43
Top News- Deputeti i PD në GJKKO, akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë pasurie
22/01 19:31
Top News – Rama tregon strategjinë e turizmit. Kreu i qeverisë vlerëson Arabinë Saudite: Të mësojmë
22/01 18:23
Top Channel/ Rama takon zyrtaren e Tik Tok: Do rihapim platformën
21/01 20:42
Top Channel/ PS-PD mbyllin listat! 46 kandidatët e parë do të caktohen nga kryetari
21/01 20:40
Top News- Rama takon Zelenskyn, përqafime mes dy liderëve…marrëveshje në fushën e sigurisë
21/01 19:52
Top Channel/ Rama takohet me Zelenskyn në Davos: Nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme!
21/01 19:26
Top News – 105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar. Spiropali: Integrimi, objektiv për kuvendin
21/01 17:10
Top News- PD kërkon votim masiv të emigrantëve/ Demokratët propozojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor
21/01 16:43
Top Channel/ Rama: Do rihapim Tik Tok! Biseda me zyrtaren e kompanisë
21/01 15:16
Top Channel/“21 janari”,Berisha akuzon PS:Në 14 vite askush se pengoi Ramën të jetojë në çdo aspekt
21/01 15:14
Top Channel/ A do shkoni në SPAK nëse ju thërret për 21 Janarin? Ja si përgjigjet Sali Berisha
21/01 13:43
Top Channel/ “Falë viktimave të 21 janarit u bëre kryeministër”, Rama i përgjigjet komentuesit
21/01 13:16
Top News – Kuvendi rihap punimet. Sesioni para zgjedhjeve, Spiropali mesazh diasporës
20/01 21:00
Top News- Gjyqi për Berishën dhe dhëndrin e tij, çfarë ndodhi në seancë
20/01 17:47
Top News- Nga shëndetësia tek ‘non grata’/ Berisha prezanton planin, kërkon bashkim të opozitës
20/01 17:18
Top News- Berisha prezanton planin për shëndetësinë: Premton 2-fishim të buxhetit
20/01 16:28
DIGITALB DIGITALB - OFERTA