Top Channel/ Linja hekurudhore Vorë-Hani Hotit, nënshkruhet marrëveshja me BEI
20/03/2024 22:25

Qeveria shqiptare nënshkroi marrëveshjen me Bankën Europiane të Investiemve për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani Hotit. Zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjsë, njoftoi në rrjetet sociale se një tjetër partner I rëndësishëm firmosi për projektin madhor të ndërtimit të linjës hekurudhore me gjatësi prej 120 kilometrash që do të lehtësojë lëvizjen e qytetarve. Sipas Ballukut kjo marrëveshje është me rëndësi jo vetëm për Shqipërinë por dhe për vendet e rajonint. “Pas Tiranë-Durrës me degëzim në Rinas, Vorë-Hani i Hotit është projekti i dytë madhor i Qeverisë Shqiptare në transportin hekurudhor. Banka Eeuropiane e Investimeve mbetet një nga partnerët tanë më të rëndësishëm për jetësimin e disa projekteve strategjike të infrastrukturës rrugore e hekurudhore”, shkroi Balluku e cila ndau dhe disa foto nga nënshkrimi I marrëveshjes ku I pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama. Hekurudha Vorë-Hani i Hotit është një nga projektet më madhore të qeverisë, që tashmë ka nisur punën për rehabilitimin e linjës Tiranë-Durrës. Vlera totale e projektit është 356 milionë euro, teksa do të jetë bashkëfinancim nga një sërë institucionesh financiare ndërkombëtare. Afatet buxhetore tregojnë se viti 2024 do të jetë i gjithi teknik dhe procedural për zgjedhjen e operatorëve fitues, ndërsa në 2025-ën pritet të fillojnë punimet. Projekti synon rehabilitimin dhe ndërtimin e 120 kilometrave linjë hekurudhore. Pjesa më e madhe do të përfshijë rehabilitimin e linjës ekzistuese. Hekurudha Vorë-Hani Hotit kalon në shtatë bashki dhe përshkon Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë, me drejtim nga Jugu në Veri. Hekurudha lidh qendrat urbane të Vorës, Mamurrasit, Laçit, Milotit, Lezhës, Shkodrës dhe Koplikut.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA