Top Channel/ Lihet në burg mashtruesi turk! Gjykata e Elbasanit vendim për ekstradimin e Faruk Ozer
02/09/2022 15:14

Faruk Ozer, i arrestuar për llogari të drejtësisë turke me akuzën “Ngritja e organizatave me qëllim kryerjen e krimeve” dhe “Mashtrim në rrethana rënduese”. Sipas kërkesës së Prokurorisë, Ozer ju caktua masa e sigurisë provizore “arrest me burg” me qëllim ekstradimin e tij. Por avokatja turke e cila mbron Ozer në procesin e tij në Turqi ka kundërshtuar ekstradimin dhe së bashku me kolegët shqiptarë do të kërkojë apelimin e vendimit: “Unë dhe kolegët e mi shqiptarë do të apelojmë për të kundërshtuar procesin e ekstradimit. Klienti im akuzohet për mashtrim. Në medien turke dhe atë shqiptare thuhet se ai ka vjedhur 2 miliard dollarë, por nuk është e vërtetë. Janë vetëm 20 milionë dollarë dhe gjysma e tyre i janë kompensuar familjeve, shumica e të cilave tashmë i kanë tërhequr akuzat. Ai erdhi në Shqipëri si biznesmen, nuk u fsheh në Shqipëri, hyri me pasaportën e tij. Ne do të dorëzojmë të gjithë dokumentacionin tonë dhe do të përpiqemi të ndalojmë procesin e ekstradimit i cili është tërësisht politik”. Nga informacioni i dërguar nga Difuzioni i Interpolit rezulton se shtetasi turk Faruk Fatih Özer në vitin 2017 ka krijuar një platformë online të quajtur “Thodex” me funksion shkëmbimin e kripto-monedhës. Pasi ka akumuluar afërsisht 2 miliard USD pasuri në asete digjitale ai e ka mbyllur atë dhe të gjitha rrjetet sociale dhe është larguar nga Turqia. Për këto arsye shtetasi turk Faruk Fatih Özer ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me kartelë të kuqe për llogari të Zyrës Qendrore të Interpol Ankara. Autoritetet turke të cilat kanë lëshuar Urdhrin Ndërkombëtar të Arrestit ndaj këtij shtetasi, kanë bërë të ditur se pas arrestimit të tij, menjëherë do të nisin procedurat për ekstradim në rrugë diplomatike dhe gjyqësore.

Top Channel/ Riaktivizohet marrëveshja me Italinë! Pritet të niset një tjetër anije me emigrantë
24/01 19:43
Top Channel/ Afganët në Shëngjin të shqetësuar, reagojnë pas vendimit të Trump
24/01 19:37
Top News- Aksione antidrogë në Tiranë/ Me kokainë dhe hashash, arrestohen 2 persona
24/01 16:02
Top Channel/ Urdhri i Trump prek afganët e strehuar në Shëngjin
24/01 15:45
Top News – ‘1 mln shqiptarë nuk votojnë’ PD kërkon pjesëmarrje edhe pa ID e pasaporta
24/01 15:40
Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
Top News – Berisha nis lobimin te Trump. Statusi ‘non grata’, kreu i PD: Do bëj përpjekjet e mia
24/01 14:45
DIGITALB DIGITALB - OFERTA