Top Channel/ Lidhjet me Moskën, BE “penalizon” Serbinë: Mali i Zi do anëtarësohet i pari!
10/09/2024 12:02

Edhe Mali i Zi dhe Serbia janë konsideruar si vendet lidere në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, vetëm i pari mund të shpresojë për anëtarësim të plotë deri në fund të kësaj dekade. Teksa Mali i zi ka siguruar një raport pozitiv të Vlerësimit të Standardeve nga BE-ja, Serbia mbetet prapa, e penalizuar me sa duket nga kokëfortësia për të mos iu bashkuar sanksioneve të bllokut ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj ndaj vendit fqinj, Ukrainës. Mali i Zi, i cili negociatat e anëtarësimit i ka celur qershorin e vitit 2021, shihet tashmë në Bruksel si anëtari i parë i ardshëm i Bashkimit Europian. Deri më tani, Serbia ka hapur 22 nga gjithsej 35 kapituj të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nga ata 22, ajo i ka mbyllur përkohësisht 2. Mali i Zi nga ana tjetër i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave dhe ka mbyllur përkohësisht 3. Pas disa vitesh stagnimi, ky vend i ka rinisur negociatat në qershor të këtij viti dhe tani po punon drejt mbylljes së tyre.Ekspertët thonë se në “garën” e kandidatëve për integrimin europian, Serbia, është shndërruar në një “fëmijë problematik” në Ballkanin Perëndimor. Në Drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Evropian tashmë ekziston një plan i përgatitur kalendarik, sipas të cilit, Mali i Zi do të mund ta përmbyllte të gjithë procesin e negociatave për anëtarësim deri në vitin 2026, dhe në rrethanat më ideale, ai mund të bëhet anëtar i BE-së në 2028-tën. Kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen tashmë ka konfirmuar se zgjerimi do të jetë prioritet në mandatin e saj të ardhshëm dhe se Komisioni është duke punuar për të përshpejtuar punën dhe për të nxitur integrimin gradual të Ballkanit Perëndimor.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA