Top Channel/ Lëvizjet e BSH për të shpëtuar Euron, blerje rekord në 2024
25/12/2024 19:45

Banka e Shqipërisë njoftoi të martë e 24 dhjetorit se ka blerë 270.5 milionë euro në tregun e brendshëm valutor për tremujorin e tretë të vitit. Banka sqaron se krahas blerjeve në ankand, që kapën vlerën e 94.4 milionë eurove, dhe që kanë si qëllim rritjen e rezervës valutore, u bënë edhe 176.1 milionë euro blerje direkte, me qëllim për të frenuar rënien e mëtejshme të kursit të këmbimit Euro-Lek. Banka e Shqipërisë i nisi blerjet direkte të valutës që në muajin maj dhe i vazhdoi ato deri në fillim të muajit gusht. Më pas, operacionet e blerjes direkte të valutës rifilluan në tremujorin e katërt të vitit, por megjithatë vlerësohet se blerjet kanë qenë më të ulëta krahasuar me tremujorin e tretë. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara deri tani, për nëntë muajt e parë të vitit 2024, Banka e Shqipërisë ka blerë gjithsej më shumë se 542 milionë euro në tregun e brendshëm valutor, dhe kjo rezulton të jetë vlera më e lartë historike e blerjeve të bankës në tregun valutor për këtë periudhë të vitit. Banka e Shqipërisë ka planifikuar një rritje të mëtejshme të blerjeve të valutës në vitin 2025, të paktën në pjesën që lidhet me ankandet për të rritur rezervën valutore.

Top Channel/ Rritet kërkesa për kredi! Arsyet pse po merren më shumë hua
22/01 19:54
Top News – Rishpërndarja e 50 mld lekëve. Nga bonuset e pensionistëve tek transfertat për bashkitë
22/01 19:45
Top Channel/ Faturimi i energjisë! Balluku paralajmëron punonjësit e OSHEE
22/01 19:25
Top Channel/ Rënia e eksporteve! Kush u prek më shumë dhe arsyet
17/01 19:51
Top Channel/ Shtrenjtohet sigurimi për makinat, ja kush preket
16/01 19:44
Top Channel/ Gati projekti në Sazan! Dhëndri i Trump zyrtarisht investitor strategjik
15/01 19:58
Top Channel/ Ulja e interesave per mikrokreditë, BSH bën gati ndryshimet
14/01 19:49
Top Channel/ Lajm i madh për 210 familje të prekura nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit 2019
10/01 19:52
Top Channel/ Pagesat e shpejta! BSH firmos marrëveshjen, na kursen në 40 miliardë lekë
10/01 19:45
Top Channel/ Nisin punimet në lagjen 300-vjeçare në Shkodër, Rama prezanton projektet
10/01 19:44
Top Channel/ “Bankat, më shumë kredi”! Guvernatori diskuton me bankat e nivelit të dytë
09/01 22:24
Top Channel/ Llogaritë me energjinë! Fatura për uljen e çmimit shkon 30 mln euro në vit
09/01 20:04
Top Channel/ Lajm i mirë për 500 mijë shqiptarë në Italia, pensionet marrin tjetër “OK”
09/01 20:03
Top Channel/ Festë përtej mundësive. Bota digjitale, shton presionin për dhurata
03/01 19:57
Top Channel/ Merr fund trafiku! Hapet Unaza e madhe e Tiranës
30/12 19:34
Top Channel/ Bujqësia merr goditjen e rëndë, rënie drastike në 20224
27/12 15:25
Top Channel/ Lajm i mirë! Hapet të hënën Unaza e Madhe e Tiranës
27/12 15:24
Top Channel/ Turistët e festave… Bullgarët në Shqipëri për ndërrimin e viteve, besnikë italianët
27/12 12:18
Top Channel/ Debati për buxhetin në Korçë/ Miratohet mes tensionesh , opozita akuza Filos
26/12 22:38
Top Channel/ Lëvizjet e BSH për të shpëtuar Euron, blerje rekord në 2024
25/12 19:45
DIGITALB DIGITALB - OFERTA