Top Channel/ Lekaj-Fier, koncesion me probleme, Balluku ia dha kompanive që s’kanë ndërtuar kurrë autostrada
08/12/2022 19:10

Koncesioni për rrugën Lekaj- Fier që parashikon në fazë fillestare një vlerë investimi prej 320 milionë euro është një koncesion klientelist. E para, kjo rrugë po i jepet bashkimit të 8 kompanive që në vitin fiskal të 2020-ës së bashku xhiruan rreth kalojnë nivelin e 8.7 miliardë lekëve së bashku, ose 70 milionë euro, ndërsa rrugës i duhet një financim prej 38 miliardë lekësh ose 320 milionë euro. E dyta ky projekt është mjaft i rëndësishëm sepse lidhet me rrugët evropiane, por ky i është dhënë kompanive që nuk kanë asnjë eksperiencë në ndërtimin e autostradave. Nëse shikojmë tenderin e parë të hapur për të gjithë autostradën Milot – Fier dhe jo të copëzuar si më pas shihen qartë kriteret teknike dhe financiare që duhet të kenë kompanitë ku përfshihen punime të ngjashme dhe minimalisht ndërtimi i 50 km autostradë në një projekt tjetër. Por, Ministria e Infrastrukturës drejtuar nga Belinda Balluku vendosi që projektin ta ndajë në tre segmente rrugore dhe segmenti më i thjeshtë i saj është rruga Lekaj – Fier, ku kompanitë praktikisht kanë për të shtuar korsitë e emergjencës në 46 km, do të ndërtojnë një kryqëzim i tipit “trumpet” për të zëvendësuar rrethrrotullimin në Rrogozhinë si dhe do të ndërtohen pesë kryqëzime të reja me nivele të ndara për të zëvendësuar disa nga ato ekzistuese. Kësaj qeveria i vendosi vlerën 320 milionë euro e pabazuar në asnjë studim fizibiliteti, pasi edhe ai i financuar nga BE në 2019-ën, seksionin Lekaj – Lushnjë e ndan veçmas dhe atë të Lushnjë – Fier gjithashtu veçmas. Në këtë mënyrë, Ministria e Infrastrukturës veç se po provon dorën me kompanitë fituese, duke i dhënë atyre një mundësi për të ndërtuar një autostradë dhe të prezantohet përpara bankave me një kontratë e garantuar nga shteti në mënyrë që të marrin kredi, interesat e së cilës do paguhen nga qytetarët shqiptarë. Për shkak se kompanitë nuk kanë asete të mjaftueshme, ato do vendosin si kolateral në banka pronën publike, rrugën e cila është tashmë e ndërtuar dhe funksionale.

Top News – Gjendet pa shenja jete 48-vjeçari brenda makinës, dyshimet e para
24/01 09:26
Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
DIGITALB DIGITALB - OFERTA