Top Channel/ Lamtumirë Silvio Berlusconi! Ceremonia mortore e ish-kryeministrit, pjesëmarrës Rama
14/06/2023 18:53

Ceremonia mortore e ish-kryeministrit të Italisë Silvio Berlusconi është mbajtur në katedralen e Milanos, ku ka pasur pjesmarrës të liderëve botërorë, përfshirë edhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ai qëndroi në mesin e homologëve të tij, teksa mbaheshin ritet kryesore, të cilat u bënë në nder të një prej personave më me ndikim në vendin fqinj. Pjesë e ceremonisë së rëndësishme ishin 2300 zyrtarë që nderuan deri në fund funeralin e Berlusconit. Flamujt u ulën në gjysmë shtizë dhe anëtarët e familjes, duke përfshirë fëmijët dhe ish-bashkëshorten e tij u ulën në rreshtin e parë të katedrales. Arkivoli i Berlusconit u largua nga Villa San Martino në Arcore, jashtë Milanos dhe u transportua përmes qendrës së qytetit në katedralen gotike Duomo të Milanos për shërbimin e së mërkurës, e cila ëështë nje ditë zie për Italinë. Kur u largua nga katedralja trupi i tij, turmat kënduan himnin kombëtar italian, ndërsa ndiqej nga një kolonë e gjatë mjetesh. Trupi i ish-udhëheqësit pritet të digjet në Tempullin e Krematoriumit Valenziano Panta Rei në provincën e Alessandria. Vajtuesit u mblodhën në ambinetet e jashtme të katedrales së Milanos për funeralin shtetëror të Silvio Berlusconit , ish-kryeministrit përçarës dhe dominues, i cili mbeti i gjithëpranishëm në jetën publike italiane për dekada deri në momentet e fundit të jetës. Ata vendosën lule në nder të tij. Nga ana tjetër në ambintet e jashtme të katedrales u vendosën ekrane gjigante për të transmetuar ceremoninë. Berlusconi, i cili kishte një karrierë të gjatë dhe të mbushur me skandale, humbi jetën në një spital në moshën 86-vjeçare, për shkak të problemeve të shumta shëndetësore kohëve të fundit.

Top Channel/ Kush e vrau Kennedyn?/ Trump firmos deklasifikimin e dosjeve
23/01 23:07
Top News-Trump i jep fund sekretit për eleminimin e Kennedy/ Urdhër për deklasifikimin e dosjeve
23/01 22:59
Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA