Top Channel/ Lajçak zbarkon në Beograd: “Ka pajtim për raundin e ri”!
10/09/2024 11:47

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, qëndron sot në Beograd ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçic. Më herët, diplomati sllovak kishte pohuar vetë përmes një postimi në Facebook se qëllimi i kësaj vizite është përgatitja e përballjes së radhës mes dy palëve në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.. Ky ishte dhe qëllimi i vizitës së tij javën e kaluar në Kosovë. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Lajçak deklaroi se është arritur pajtim për raundin e ri të dialogut mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petar Petkovic. I dërguari i bllokut megjithatë, nuk ka përmendur një datë konkrete për këtë takim, i cili do të vijë pas tashmë pasi beogradi e tërhoqi letrën që kishte dërguar në Bruksel vitin e kaluar, ku shprehte rezerva lidhur me Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksit për zbatimin e saj. Kryeminisitrja e atëhershme serbe, Ana Bërnabic shkruante aty se marrëveshja është e pranueshme vetëm në një kontekst që nuk i referohet njohjes de facto dhe de jure të Kosovës. Ndërkohë, ujdia prej 11 nenesh, parashikon mes të tjerash një nivel të caktuar vetëmenaxhimi për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani gjatë dialogut.

Top Channel/ Meksika, çadra në kufi! Priten dëbime masive. Trump do dërgojë 1500 ushtarë në kufi
23/01 13:03
Top Channel/ Rusia kërkon dialog me Trump! Kreu i NATO i kënaqur me kërcënimet amerikane ndaj Moskës
23/01 13:02
Top Channel/ Trump emëron ambasadorin në BE, Puzder, ish-drejtor ekzekutiv në një rrjet restorantesh
23/01 12:39
Top Channel/ Deklaratat e Mickoskit, Greqia:Çështja maqedonase, e zgjidhur me Marrëveshjen e Prespës
23/01 12:38
Top Channel/ Anija spiune i shkon “nën hundë” Britanisë, paralajmërojnë Putinin: Nuk shmangemi
23/01 12:35
Top Channel/ Nisin mosmarrëveshjet! Projekti 500 mld dollarësh, “mollë sherri” mes Musk e Trump
23/01 12:30
Top News – Nga ‘fastfoodi’ në Bruksel…Trump emëron ambasadorin e SHBA-së në BE
23/01 12:21
Top News – Trump nis ‘pushtimin’ e Meksikës / 10 mijë trupa në kufi, raprezalje mbi emigrantët
23/01 12:12
Top News – Marrëveshje me Putinin pa Ukrainën…Trump mund ta vendosë Kievin para faktit të kryer
23/01 12:07
Top News – Kërkon 200 mijë trupa evropiane / Zelenski: Nevojiten për mbështetjen e armëpushimit
23/01 11:56
Top News – Trump, agresiv në garën me Kinën / Gati ‘për luftë’ mbi Inteligjencën Artificiale
23/01 11:53
Top News- ShBA ‘fshesë’ emigrantëve ilegal/ Epoka Trump, Kongresi miraton projektligjin e ri
23/01 09:39
Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
DIGITALB DIGITALB - OFERTA