Top Channel/ Lagjja e re në Kombinat/ Veliaj: Familjet e para hyjnë në shtëpitë e reja në janar
16/12/2022 19:24

Në fillim të vitit të ardhshëm, familjet e para që mbetën të pastreha pas tërmetit të 26 Nëntorit, do të futen në shtëpitë e reja që po ndërtohen në lagjen e re në Kombinat. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inspektoi punimet në kantierin e dytë më të madh të rindërtimit në kryeqyteti, tha se nëse nuk do të ketë bllokime të tjera, puna këtu do të përfundojë në 6 mujorin e parë të vitit 2023. “Lajmi i mirë është se po punohet kudo. Në këto dy muaj e gjysmë kemi përfunduar gjyqet, ishin 22 seanca gjyqësore, me ata që hidhnin në gjyq bashkinë të yshtur nga partitë politike – na vonuan 3 vjet. Shumë prej atyre që inkurajuan qytetarët të protestojnë, që të bllokojnë bashkinë, që të shkojnë në gjykatë, do kthehen prapë në Kombinat për vota. Shpresoj shumë që qytetarët t’i mbajnë mend kush janë ata që duan të punojnë dhe kush janë ata që bllokojnë si Astirin, si Kombinatin, si ‘5 Majin’ me ato protesta të çuditshme,” Veliaj foli edhe për afatet, tani që banorët kanë shprehur mirëkuptimin e tyre. Nga fillimi i vitit tjetër, që në muajt janar dhe shkurt, do të hedhim shortin për familjet e para që do të futen këtu. Seksioni i parë fare është drejt përfundimit. Nëse do lejohemi të punojmë, brenda gjysmës së parë të vitit 2023, do kemi përfunduar pjesën më të madhe të sistemimeve në Kombinat dhe sigurisht, pastaj do të punojmë me rrugët dhe akset, do ta lidhim edhe me bulevardin “Migjeni” dhe Bulevardin e madh të Kasharit në Astir.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA