Në katin e 23-të të kullës së Bankës Qendrore Evropiane në Frankfurt ndodhen ekspertët që analizojnë disa nga kartmonedhat false euro të cilësisë më të mirë. Dhoma ku nuk lejohen të huajt, i ngjan një laboratori shkollor shkencash, por e pajisur më së miri. Rreshtuar në tryezat e punës janë mikroskopë 3D, peshore ultra-sensitive dhe mjete të veçanta për të pikasur secilën nga dhjetra elementet e sigurisë në kartmonedhat e vërteta. Analizat e bëra nga specialistët ndihmojnë BQE të qëndojë në dijeni të taktikave më të fundit të falsifikimeve, duke tentuar të qëndrojë gjithnjë një hap para tyre. Njëzet vjet pas lëshimit të monedhës së vetme tashmë rreziqet nga kartmonedhat false konsiderohen të vogla, sipas kreut të degës Jean-Michel Grimal. BQE është përgjegjëse për lëshimin e kartmonedhave për bankat qendrore të 19 vendeve të eurozonës. Viti 2020 shënoi nivelin më të ulët të falsifikimeve me vetëm 460,000 kartmonedha false të hequra nga qarkullimi, në rënie me 18 % nga 2020.