Top Channel/ Kurum mbrapa mbetjeve toksike, prodhohen tonelata të tilla nga hiri i oxhaqeve
23/08/2024 19:33

E gjendur nën presionin që shkaktoi çështja e mbetjeve toksike të nisura drejt Tajlandës nga Porti i Durrësit, kompania turke “Kurum” ka kërcënuar se do të mbyllë aktivitetin e prodhimit të çelikut në Elbasan. Rreth 500 punetore te uzines Celikut dhe Petezimit jane njoftuar per nderprerjen e kontrates se njeanshme pa asnjë arsye. Megjithatë tani nuk ka asnje komunikim zyrtar nga drejtuesit e ‘kurum’ lidhur me këtë vendim. Hetimet e nisura nga Prokuroria për çështjen e mbetjeve toksike kanë identifikuar kompaninë turke “Kurum International” si burimin e këtyre produkteve, të cilat i janë shitur kompanisë “Sokolaj” shpk, që është eksportuesja e kontenjerëve. Sipas hetimeve, zbulohet se bëhet fjalë për mbetje të hirit nga trajtimi i gazeve të oxhakut në ish-Kombinatin Metalurgjik, të cilat deklarohen ndryshe edhe si oksid zinku. Sistemin e filtrave për kapjen e mbetjeve të hirit e ka instaluar vetë kompania Kurum për të reduktuar ndotjen e shkaktuar nga industria, por mbetet mister se ku i depoziton këto mbetje të krijuara pas procesit të prodhimit të shufrave të hekurit për ndërtim, nga shitja e të cilave ka fitime të konsiderueshme. Sipas verifikimeve të kryera nga Policia e Durrësit, të referuara më pas në Prokurori, një sasi prej 2800 ton mbetje të prodhuara nga Kurum dyshohet se i janë shitur kompanisë “Sokolaj” sh.p.k në tetor dhe nëntor të vitit 2023. Pronarja e kompanise Gjovana Sokolaj dëshmoi në polici se produkti me të cilin janë mbushur 102 kontenierët, që ajo e konsideron si oksid hekuri, është blerë nga kompania “Kurum” për një vlerë totale prej 41 mijë dollarësh. Më pas, Sokolaj ia ka shitur këtë sasi simotrës së saj në Kroaci, GS Minerals D.o.o për 141 mijë dollarë, ndërsa kontejnerët janë nisur nga porti i Durrësit me destinacion fundor Tajlandën më 4 korrik 2024. Ndërkohë anijet ‘Maersk Campton' dhe ‘Maersk Candor' me rreth 100 kontejnerë me mbetje të rrezikshme sapo të mbërrijnë në singapor, do të marrin sërish rrugën e kthimit drejt durrësit. Alarmi për transportin e mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria u dha nga Rrjeti i Aksionit të Bazelit (BAN), një organizatë eksperte në çështjet e drejtësisë mjedisore, e cila e ka marrë emrin nga Konventa e Bazelit e vitit 1989, ku përcaktohen kufizime të qarta për tregtimin e mbetjeve të rrezikshme.

Top News – Zbardhet marrëveshja Rama-Zelensky. Bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe atë diplomatik
22/01 21:57
Top Channel/ Një film për diktaturën! Selenica: Vuajtjet e shqiptarëve të dëgjohen!
22/01 19:59
Top Channel/ Vetëdorëzohen të kërkuarit në Shkkodër, të dyshuar për shumë ngjarje
22/01 19:26
Top Channel/ Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, dëme të shumta materiale
22/01 18:28
Top News- Rrahën 62-vjeçarin me sende të forta, kush janë dy të rinjtë që u dorëzuan në polici
22/01 17:09
Top News- Nga 1 shkurti ulet energjia/ Balluku- Më shumë matësa inteligjentë
22/01 16:54
Top News- Spak godet pasuritë e Çopjave, sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e shumë prona
22/01 16:53
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top Channel/ Masakra e Dobraçit, vetëdorëzohen të kërkuarit
22/01 15:50
Top Channel/ Prej dy ditësh i zhdukur, jendet i mbytur në thellësi të lumit të Shalës
22/01 15:42
Top Channel/ SHBA u tërhoq nga OBSH, a do ketë pasoja të mëdha?!
22/01 15:32
Top Channel/ Hotelet e luksit pa taksa! PS, propozim në Kuvend për emra brand
22/01 15:24
Top Channel/ Tronditet grupi Çopja, iu kapen 10 mln USD kriptomonedha
22/01 15:19
Top Channel/ Rama promovon “Sazanin” në Davos, flet për projektin e Kushner
22/01 15:13
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top Channel/ Të kërkuar për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
22/01 14:37
Top Channel/ Zyrtarisht nën hetim! Deputeti i PD paraqitet në GJKKO
22/01 14:36
Top News- U përfolën si të përfshirë në atentatin me 4 viktima në Dobraç, vetëdorëzohen në polici
22/01 14:22
Top Channel/ Shkëmbim territoresh dhe…plani sekret i Trumpit për fundin e luftës në Ukrainë!
22/01 14:19
DIGITALB DIGITALB - OFERTA