Top Channel/ Kurti zbutet për urën, Kryeministri: Po bëjmë konsultimet e nevojshme
28/08/2024 20:31

Edhe pse raporti paraprak që konstatonte se Ura e Ibrit ka strukturë të qëndrueshme dhe funksionale, u bë publik që na 8 gusht, ajo nuk është hapur ende për qarkullimin e automjeteve. Mes presionit ndërkombëtar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pohon se qeveria e tij po vazhdon konsultimet me aleatët për hapjen e urës që ndan Mitrovicën në pjesën e jugut, të banuar me shumicë shqiptare, dhe atë të veriut, të banuar me shumicë serbe. Kurti njoftoi se Kosovën do ta vizitojnë dy ministra të Jashtëm të dy vendeve anëtare të NATO-s javën e ardhshme, ndërsa të enjten edhe ndihmës/sekretari i Përgjithshëm për Operacione i NATO-s, Thomas Goffus. Hapja e urës është liri e lëvizjes, e liria e lëvizjes është e drejtë themelore. Në të gjitha këto takime natyrisht do të diskutohet edhe çështja e hapjes së urës qendrore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, për të cilën jemi duke i bërë të gjitha konsultimet e nevojshme, si dhe punët tona të shtëpisë, si për shembull trajtimi i draftit preliminar për qëndrueshmërinë fizike të urës, teksa presim raportin final, e deri te përgatitjet për rregullimin e pamjes dhe pastrimin e mjedisit rrotull saj. Një ditë më parë, Kurti u takua me shefin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiral Stuart Munsch, me të cilin diskutoi rreth situatës së sigurisë në vend. Vizitat e zyrtarëve të NATO-së dhe të tjerëve në Kosovë po zhvillohen në kohën kur Shtetet e Bashkuara, BE-ja, por edhe vetë misioni i aleancës ushtarake, KFOR, e kanë kundërshtuar synimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës në këtë kohë.

Top Channel/ Kurti: Në Nato, pastaj në BE/ Kryeministri i Kosovës firmosi për Tregtinë e Lirë
22/01 23:10
Top Channel/ Alarmi për Kosovën: Po minohet demokracia!
22/01 19:56
Top News-Beteja e programeve ekonomike/ Ekspertët: Partitë politike nuk po ofrojnë zgjidhje konkrete
22/01 16:51
Top News – Osmani: Kosova ka mbështetjen e Trump. Presidentja sqaron pse nuk mori pjesë në inagurim
21/01 22:00
Top Channel/ Peter Sorensen, i dërguari i ri i BE për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
21/01 15:25
Top News – Ndikimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi. Qytetarët të ndarë: Nuk do ketë ndryshim
21/01 12:39
Top News – 19 vite pa Ibrahim Rrugovën. Përkujtohet ish-presidenti i parë i Kosovës
21/01 12:28
Top News- Haradinaj takon Grenell/ Kreu i AAK: Synimi kryesor, anëtarësimi në NATO
20/01 11:07
Top News – Frika për tensione gjatë zgjedhjeve/ NATO dërgon trupa shtesë në Kosovë
20/01 10:22
Top News – Flakë masive zjarri, shkrumbohet qendra tregtare në Kosovë.
19/01 14:12
Top News – Qytetarët dënojnë politikanët. Shqetësim gjuha e ashpër gjatë fushatës në Kosovë
19/01 14:08
Top News – ​Vëzhguesit e BE dalin në terren. Kosovë, monitorohet fushata dhe procesi zgjedhor
19/01 14:07
Top News – NATO, ushtarë shtesë në Kosovë / Do të ndihmojnë për zgjedhjet e përgjithshme
19/01 12:28
Top News- Ndërkombëtarët me sy nga Kosova, mbi 100 vëzhgues për zgjedhjet e 9 Shkurtit
18/01 19:30
Top Channel/ Veriu i Kosovës, policia operacion blic: Gjenden eksplozivë, një i arrestuar!
18/01 14:58
Top News – Vëzhguesit e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Presidentja Osmani pret delegacionin e KiE
17/01 16:37
Top Channel/ Qendra për të mbijetuarit e torturës propozohet për çmimin Nobel
17/01 15:41
Top Channel/ Kosovë, Qendra e të Mbijetuarve të Torturës nominohet për Nobelin e Paqes!
17/01 15:05
Top News – Shkeljet e fushatës/ Kosovë, KQZ gjobit LDK dhe Vetëvendosjen
16/01 18:21
Top Channel/ Plani për t’i marrë jetën Liridonës, zbardhet ngjarja që tronditi Kosovën
16/01 13:24
DIGITALB DIGITALB - OFERTA