Kryeministri i Kosovës Albin Kurti iu drejtua përmes një videomesazhi sqarues në gjuhën serbe, të gjithë serbëve që jetojnë në territorin e Kosovës, në lidhje me çështjen e përdorimit të dinarit. Sipas Kurtit, rregullorja e Bankës Qendrore nuk e ndalon Serbinë që të ndihmojë financiarisht qytetarët e komunitetit serb në Kosovë.