Top Channel/ “Kundër frymës së normalizimit”, BE reagon për mbylljen e degëve të bankës serbe
21/05/2024 20:53

Bashkimi Evropian e konsideron veprim kundër frymës së normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë mbylljen e gjashtë njësive të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të Kosovës. Në një komunikim për shtyp, blloku tha se veprimet e pabashkërenduara të njërës prej palëve vënë në rrezik zbatimin e marrëveshjes për normalizim si dhe “rrezikojnë bisedimet e vazhdueshme për një zgjidhje të përkohshme për personat e prekur negativisht nga rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për pagesat me para në dorë”. BE thekson se statusi i strukturave dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia “parashihet të zgjidhet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja si dhe në ndërlidhje me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”. Edhe Departamenti amerikan i Shtetit shprehu zhgënjimin për operacionin e djeshëm të policisë së Kosovës, duke thënë se “ky veprim nuk ishte i bashkërenduar me partnerët ndërkombëtarë” dhe se ai “përshkallëzon tensionet”. Banka Postare Kursimore është institucion financiar që ka shpërndarë pagesat e Beogradit për qytetarët serbë në Kosovë. Policia tha se gjatë operacionit të djeshëm janë konfiskuar “rreth një milionë e 600 mijë euro, 74 milionë e 700 mijë dinar, 19 mijë e 500 franga, 13 mijë e 800 dollar amerikan, 40 dollar australian si dhe dokumente dhe prova tjera”. Banka Postare Kursimore tha në një reagim se fondet personave që kanë llogari në këtë institucion janë të sigurta dhe se të gjithë punonjësit e Bankës qëndrojnë në marrëdhënie pune. Pamjet: AFP

Top Channel/ Kurti: Në Nato, pastaj në BE/ Kryeministri i Kosovës firmosi për Tregtinë e Lirë
22/01 23:10
Top Channel/ Alarmi për Kosovën: Po minohet demokracia!
22/01 19:56
Top News-Beteja e programeve ekonomike/ Ekspertët: Partitë politike nuk po ofrojnë zgjidhje konkrete
22/01 16:51
Top News – Osmani: Kosova ka mbështetjen e Trump. Presidentja sqaron pse nuk mori pjesë në inagurim
21/01 22:00
Top Channel/ Peter Sorensen, i dërguari i ri i BE për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
21/01 15:25
Top News – Ndikimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi. Qytetarët të ndarë: Nuk do ketë ndryshim
21/01 12:39
Top News – 19 vite pa Ibrahim Rrugovën. Përkujtohet ish-presidenti i parë i Kosovës
21/01 12:28
Top News- Haradinaj takon Grenell/ Kreu i AAK: Synimi kryesor, anëtarësimi në NATO
20/01 11:07
Top News – Frika për tensione gjatë zgjedhjeve/ NATO dërgon trupa shtesë në Kosovë
20/01 10:22
Top News – Flakë masive zjarri, shkrumbohet qendra tregtare në Kosovë.
19/01 14:12
Top News – Qytetarët dënojnë politikanët. Shqetësim gjuha e ashpër gjatë fushatës në Kosovë
19/01 14:08
Top News – ​Vëzhguesit e BE dalin në terren. Kosovë, monitorohet fushata dhe procesi zgjedhor
19/01 14:07
Top News – NATO, ushtarë shtesë në Kosovë / Do të ndihmojnë për zgjedhjet e përgjithshme
19/01 12:28
Top News- Ndërkombëtarët me sy nga Kosova, mbi 100 vëzhgues për zgjedhjet e 9 Shkurtit
18/01 19:30
Top Channel/ Veriu i Kosovës, policia operacion blic: Gjenden eksplozivë, një i arrestuar!
18/01 14:58
Top News – Vëzhguesit e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Presidentja Osmani pret delegacionin e KiE
17/01 16:37
Top Channel/ Qendra për të mbijetuarit e torturës propozohet për çmimin Nobel
17/01 15:41
Top Channel/ Kosovë, Qendra e të Mbijetuarve të Torturës nominohet për Nobelin e Paqes!
17/01 15:05
Top News – Shkeljet e fushatës/ Kosovë, KQZ gjobit LDK dhe Vetëvendosjen
16/01 18:21
Top Channel/ Plani për t’i marrë jetën Liridonës, zbardhet ngjarja që tronditi Kosovën
16/01 13:24
DIGITALB DIGITALB - OFERTA