Top Channel/ Kthimi i serbëve në institucione: Për policët, rikthimi pothuajse i pamundur
21/09/2024 19:55

Kthimi i komunitetit serb në institucionet e Kosovës është kërkuar nga Serbia dhe mbështetur nga Bashkimi Evropian. Megjithatë, kthimi në radhët e Policisë së Kosovës është i pamundur për ata që u dorëhoqën më pesë nëntor të vitit 2022. Kjo pasi Policia e Kosovës i ka shqyrtuar dhe pranuar dorëheqjet e tyre. Për punëtorët e sistemit të drejtësisë, kthimi në institucionet ku punonin është më i lehtë. Kjo për faktin se Këshilli Gjyqësor i Kosovës edhe dy vjet pas nuk ka shqyrtuar kërkesat për dorëheqje të komunitetit serb. “Çështja e dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe të administratës së Komunitetit Serb, do të shqyrtohet në momentin që KGJK e vlerëson se është koha e duhur dhe sipas procedurës së përcaktuar për situata të tilla”, thuhet në një përgjigje të këtij institucioni. As Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk ka shqyrtuar akoma kërkesat për dorëheqje nga prokurorët e komunitetit serb dhe as nuk ka pranuar kërkesa për t’u kthyer në punë nga ana e tyre. “Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) nuk ka pranuar asnjë kërkesë nga prokurorët e komunitetit serb për kthimin e tyre në sistemin prokurorial, andaj dorëheqjet e tyre nuk janë trajtuar akoma nga KPK-ja dhe në momentin që trajtohen ato do t’ju njoftojmë me kohë”, thonë nga KPK-ja. Megjithatë, njohësit shtojnë se duhet të ketë një verifikim të tyre, për t’u siguruar që nuk janë të përfshirë në aktivitete politike siç ishte rasti i ish-kryetares së Gjykatës së Mitrovicës së Veriut, Liljana Stevanoviq dhe ish-gjyqtarit Nikolla Kabashiq që u shkarkuan pasi morën pjesë në protestat e serbëve në veri në tetor të vitit 2023. Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës do të duhet të shqyrtojnë tani më kërkesat e tyre për t'u kthyer në mënyrë që të njëjtit të vazhdojnë punën, por me kusht që të njëjtit tani të sigurohen të zbatojnë Kushtetutën, ligjet e Kosovës dhe të mos jenë subjekt ose pjesë e ndonjë kampanje apo politikave që vijnë nga Serbia apo partitë politike në Kosovë, me thekss të vecantë Lista Serbe Sa u përket zyrtarëve komunalë ku hyjnë kryetarët e asamblistët, ata mund të kthehen me anë të votës në momentin që mbahen zgjedhjet lokale. Në kundërshtim të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat, qytetarët serbë të punësuar në institucionet e Kosovës u dorëhoqën nga pozitat e tyre.

Top Channel/ Kurti: Në Nato, pastaj në BE/ Kryeministri i Kosovës firmosi për Tregtinë e Lirë
22/01 23:10
Top Channel/ Alarmi për Kosovën: Po minohet demokracia!
22/01 19:56
Top News-Beteja e programeve ekonomike/ Ekspertët: Partitë politike nuk po ofrojnë zgjidhje konkrete
22/01 16:51
Top News – Osmani: Kosova ka mbështetjen e Trump. Presidentja sqaron pse nuk mori pjesë në inagurim
21/01 22:00
Top Channel/ Peter Sorensen, i dërguari i ri i BE për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
21/01 15:25
Top News – Ndikimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi. Qytetarët të ndarë: Nuk do ketë ndryshim
21/01 12:39
Top News – 19 vite pa Ibrahim Rrugovën. Përkujtohet ish-presidenti i parë i Kosovës
21/01 12:28
Top News- Haradinaj takon Grenell/ Kreu i AAK: Synimi kryesor, anëtarësimi në NATO
20/01 11:07
Top News – Frika për tensione gjatë zgjedhjeve/ NATO dërgon trupa shtesë në Kosovë
20/01 10:22
Top News – Flakë masive zjarri, shkrumbohet qendra tregtare në Kosovë.
19/01 14:12
Top News – Qytetarët dënojnë politikanët. Shqetësim gjuha e ashpër gjatë fushatës në Kosovë
19/01 14:08
Top News – ​Vëzhguesit e BE dalin në terren. Kosovë, monitorohet fushata dhe procesi zgjedhor
19/01 14:07
Top News – NATO, ushtarë shtesë në Kosovë / Do të ndihmojnë për zgjedhjet e përgjithshme
19/01 12:28
Top News- Ndërkombëtarët me sy nga Kosova, mbi 100 vëzhgues për zgjedhjet e 9 Shkurtit
18/01 19:30
Top Channel/ Veriu i Kosovës, policia operacion blic: Gjenden eksplozivë, një i arrestuar!
18/01 14:58
Top News – Vëzhguesit e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Presidentja Osmani pret delegacionin e KiE
17/01 16:37
Top Channel/ Qendra për të mbijetuarit e torturës propozohet për çmimin Nobel
17/01 15:41
Top Channel/ Kosovë, Qendra e të Mbijetuarve të Torturës nominohet për Nobelin e Paqes!
17/01 15:05
Top News – Shkeljet e fushatës/ Kosovë, KQZ gjobit LDK dhe Vetëvendosjen
16/01 18:21
Top Channel/ Plani për t’i marrë jetën Liridonës, zbardhet ngjarja që tronditi Kosovën
16/01 13:24
DIGITALB DIGITALB - OFERTA