Top Channel/ Kryeprokurori mbetet në burg, Zarka nën akuzë për ushtrim të ndikimit të paligjshëm
31/07/2024 19:23

Gjykata e Posaçme la në fuqi arrestin me burg për Aurel Zarkën, kryeprokurori i Vlorës i cili u pezullua nga detyra pak orë përpara se gjykata të dëgjonte dy prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Klodian Braho. Si një i dyshuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe për korrupsion, Zarka ka mohuar përfshirjen dhe ka hedhur poshtë transkriptimet dhe dyshimet se ai ka ndërhyrë për mbylljen e disa hetimeve, në Tiranë dhe në Vlorë. Ndërkohë gjykata njoftoi se çdo të dhënat e vendimit që hedh dyshime ndaj kryeprokurorit të pezulluar, një oficereje dhe dy avokatëve në rast se publikohen do të hetohen për akuzën e zbulimin e akteve sekrete. Ky urdhër I gjykatës e bëri të heshtur edhe avokatin mbrojtës të kryeprokurorit Zarka. Avokati Julian Mërtiri: Të gjitha të dhënat janë sekrete ndalohet të publikohen. I vetmi që ka dhënë detaje për çështjen është SPAK që ka njoftuar se bëhet fjalë për ndikime tek funksionarë të drejtësisë për të lehtësuar dosjen Toyota Yaris, që nga një hetim për grup kriminal dhe pastrim parash prej 3.4 milionë euro u mbyll me një të dënuar. Për këtë çështje gjatë ditës janë sekuestruar disa dosje e fashikuj njëlloj si edhe për të tjera, si ajo e vendimmarrjeve për hetimin pasuror ndaj të shumë kërkuarit Suel Çela, proceduar nga ish krimet e rënda , apo dy dosje të kultivimit të drogës dhe të një vjedhjeje rrobash në një qendër tregtare. Jo zyrtarisht TCH mëson se lista e gjyqtarëve ish prokurorëve dhe ish gjyqtarëve të lakuar është përmbi 14, për të cilët tregohet se si është ndërhyrë, por që për SPAK nevojitet të mblidhen prova për të vërtetuar se ata u korruptuan apo u ndikuan. E sigurt është që çështja mbetet e hapur, sepse siç pranon zyrtarisht Spak hetimet vazhdojnë ndaj personave të tjerë, dhe ky rreth është ndaj funksionarëve të drejtësisë.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA