Kryeministri i Groenlandës ka deklaruar se shteti i tij nuk dëshiron që të jetë pjesë e Amerikës. “Ne jemi Groenlandezë. Ne nuk duam të jemi amerikanë. Ne nuk duam të jemi as danezë. E ardhmja e Groenlandës do të vendoset nga Groenlanda”, tha kryeministri Múte Egede në një konferencë për shtyp. Kujtojmë se pak ditë më parë ishte presidenti amerikan i zgjedhur, Donald Trump i cili tha se nuk përjashton mundësinë e përdorimit të forcës ushtarake për të marrë kontrollin e kanalit të Panamasë por dhe Groenlandën. Republikani tha në një konferencë për shtyp se kjo gjë do të ishte jetike për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Dje Trump mori detyrën si President i SHBA, ndërsa ende nuk dihet vendimi për Greonlandën. Ishulli është vizituar dhe nga djali i tij Donald Trump Jr.