Presidenti i majtë kroat, Zoran Milanoviç kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura këtë të diel. Sipas exit polleve të para ai ka marrë më shumë se 50 për qind të votave, por jo aq sa të shmangë balotazhin e dytë. Social demokrati Milanoviç fitoi 51.48 për qind të votave ndërsa rivali I tij mjeku Dragan Primoraç kandidati i partisë konservatore, doli i dyti me 19.29 për qind, pasuar nga dy jandidate gra, Marija Selak Raspudiç dhe Ivana Kekin, secila me nga 8% të votave. Në raundin e parë të garës presideciale morën pjesë 8 kandidtë gjithësej. Zgjedhjet presidenciale në vendin e BE-së dhe NATO-s me 3.8 milionë banorë, u mbajtën teksa Kroacia kufton me inflacionin e lartë, korrupsionin dhe mungesën e fuqisë punëtore.Kompetencat e Presidentit në Koraci janë të kufizuara. Ai komandon forcat e armatosura të vendit dhe ka një zë të rëndësishëm në politikën e jashtme të vendit. Megjithatë shumë zëra besojnë se zyra e kreut të shtetit mbetet kyce për të balancuar pushtetin që mban kryesisht që prej vitit 1991 partia konservatore HDZ, prej nga rrjedh edhe kryeministi actual, Andrej Plenkoviç.