Top Channel/Kriza për punëtorë rriti pagat/Paga mesatare e një të punësuari ka shkuar në 61.613 lekë
12/12/2022 19:42

Rritet paga mesatare në vend. Sipas Institutit të Statistikave në tremujorin e tretë të vitit paga mesatare e një të punësuari arriti në 61 613 lekë. Në raport me një tremujor më parë rritja ishte modeste me vetëm 947 lekë, ndërsa në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë paga mesatare u rrit me 5 178 lekë. Statistikat tregojnë për një rritje të ndjeshme tëp agave për sektorët më pak të paguar në vend, si bujqësia, industria, ndërtimi, tregtia e shërbimet. Paga për këto degë të ekonomisë ka qenë me gati 5 mijë lekë më e lartë se kundrejt një viti më parë, megjithatë sërish këto aktivitete vijojnë te mbetet më pak të paguarat në vend, shumë poshtë pagës mesatare në rang vendi. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, rritja ka qenë e papërfillshme. Kjo është edhe një nga arsyet që këto sektorë së fundmi veçanërisht po vuajnë edhe gjetjen e fuqisë punëtore, për shkak edhe te emigracionit te larte. Ndërkohë më të mirëpaguarit vijojnë të jenë të punësuarit në aktivitetet financiare dhe të sigurimit, ku paga e tyre mesatare është gati dyfish më e lartë se ajo mesatare në rang vendi. Një i punësuar në këtë sektor ka një pagë mesatare prej 119.1 mijë lekë, duke u rritur me gati 10.5 mijë lekë kundrejt një viti më parë. Megjithatë në raport me një tremujor më parë paga e tyre është ulur ndjeshëm. I njëjti trend këtë tremujor ka ndodhur edhe me pagën mesatare të atyre që punojnë në aktivitetet e informacionit dhe telekomunikacionit që renditen të dytët më të paguar me një pagë mesatare rreth 94 mijë lekë. 8.7 mijë lekë është rritja e pagës mesatare për ta kundrejt një viti më parë. Të tretët më të paguar janë të punësuarit në administratën publike dhe fushën e mbrojtjes me një pagë mesatare prej 71.6 mijë lekë. Ndërkohë, sipas Instat sa i takon pagës mesatare për të punësuarit në grup-profesionet e menaxherëve, ligjvënësve, nëpunësve të lartë dhe drejtorëve ekzekutivë paga e tyre është gati 63% më e lartë se mesatarja në nivel kombëtar. Për profesionet elementare ndërkaq, paga mesatare e tyre është 36% më e ulët se ajo në rang kombëtar.

Top News- Marrëveshja BSH me BEI/ Financat e gjelbra, Gent Sejko: Transformim sistemit financiar
23/01 19:45
Top Channel/ Rritet kërkesa për kredi! Arsyet pse po merren më shumë hua
22/01 19:54
Top News – Rishpërndarja e 50 mld lekëve. Nga bonuset e pensionistëve tek transfertat për bashkitë
22/01 19:45
Top Channel/ Faturimi i energjisë! Balluku paralajmëron punonjësit e OSHEE
22/01 19:25
Top Channel/ Rënia e eksporteve! Kush u prek më shumë dhe arsyet
17/01 19:51
Top Channel/ Shtrenjtohet sigurimi për makinat, ja kush preket
16/01 19:44
Top Channel/ Gati projekti në Sazan! Dhëndri i Trump zyrtarisht investitor strategjik
15/01 19:58
Top Channel/ Ulja e interesave per mikrokreditë, BSH bën gati ndryshimet
14/01 19:49
Top Channel/ Lajm i madh për 210 familje të prekura nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit 2019
10/01 19:52
Top Channel/ Pagesat e shpejta! BSH firmos marrëveshjen, na kursen në 40 miliardë lekë
10/01 19:45
Top Channel/ Nisin punimet në lagjen 300-vjeçare në Shkodër, Rama prezanton projektet
10/01 19:44
Top Channel/ “Bankat, më shumë kredi”! Guvernatori diskuton me bankat e nivelit të dytë
09/01 22:24
Top Channel/ Llogaritë me energjinë! Fatura për uljen e çmimit shkon 30 mln euro në vit
09/01 20:04
Top Channel/ Lajm i mirë për 500 mijë shqiptarë në Italia, pensionet marrin tjetër “OK”
09/01 20:03
Top Channel/ Festë përtej mundësive. Bota digjitale, shton presionin për dhurata
03/01 19:57
Top Channel/ Merr fund trafiku! Hapet Unaza e madhe e Tiranës
30/12 19:34
Top Channel/ Bujqësia merr goditjen e rëndë, rënie drastike në 20224
27/12 15:25
Top Channel/ Lajm i mirë! Hapet të hënën Unaza e Madhe e Tiranës
27/12 15:24
Top Channel/ Turistët e festave… Bullgarët në Shqipëri për ndërrimin e viteve, besnikë italianët
27/12 12:18
Top Channel/ Debati për buxhetin në Korçë/ Miratohet mes tensionesh , opozita akuza Filos
26/12 22:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA