Sri lanka është përfshirë nga trazira të shumta pas krizës së rëndë ekonimoke që po kalon vendi. Në pamje shihen dëme të rënda të pronës dhe automjeteve në kryeqytetin Kolombo pas një nate dhune e përplasjesh me policinë, ngjarja që ndodhën pranë shtëpisë së presidentit. Qindra protestues tentuan të bastisin shtëpinë e presidentit të vendit të nxitur nga kriza e thellë ekonomike. Vendi i Azisë jugore ka pasur mungesa të artikujve kryesorë ushqimorë, rritje të ashpër të çmimeve dhe ndërprerje më të gjata të energjisë elektrike që nuk përjetoheshin prej pavarësisë së vendit në 1948. protestat u organizuan nga aktivistë të rrjeteve sociale dhe qytetarë që marshuan drejt shtëpisë së presidentit duke kërkuar dorëheqjen e tij. Protestuesit dogjën dy autobuzë të ushtrisë dhe një veturë të policisë si dhe ngritën barrikada në rrugë me goma në flakë. Një person u plagos dhe policia tha se pesë oficerë ishin lënduar. Forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës dhe uji ndaj demonstruesve ndërsa dëgjoheshin dhe të shtëna me armë.