Top Channel/ Kosovë-Serbi, takim më 24 tetor! Gjermania bën presion: Duhet dialog, ndryshe…
18/10/2024 19:58

Më 24 tetor do të mbahet takimi i radhës në nivel të kryenegociatorëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Nga Zyra e zëvendëskryeministrtit, njëherësh edhe kryenegociatorit të bisedimeve, Besnik Bislimit është konfirmuar se “fokus i diskutimeve do të jetë rruga përpara në zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj të Ohrit”. Por, nga kjo zyrë nuk është qartësuar nëse do të ketë takim trepalësh me ndërmjetësin, Miroslav Lajcak dhe kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviç. Këshilltari politik i Kryeministrit Albin Kurti të premten tha se nuk do të ketë zbatim të pjesshëm të marrëveshjes bazike dhe se duhet të tërhiqet letra e ish-kryeministres serbe, Ana Brnabiç. “Letra të cilën e ka deponuar ish-kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ajo duhet të tërhiqet. Sepse aty shkruhet se për Serbinë marrëveshja nuk është plotësisht e pranueshme dhe nuk është e obligueshme ligjërisht. Duhet të kthehet besimi në marrëveshje dhe nuk mund të ketë zbatim të pjesshëm”, thotë Jeton Zulfaj, këshilltar politik i kryeministrit Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde pret që në takimin e radhës, palët të kenë vullnetin të ulen e të diskutojnë për rrugën përpara, pasi konsideron se nuk ka progres në dialog. “Por, pritjet tona janë që krerët e shteteve të flasin me njëri tjetrin dhe të kenë vullnetin të arrijnë progres, sepse për momentin nuk ka shumë progres, e kuptoj që ka zgjedhje por gjithmonë ka zgjedhje diku. Për qytetarët në rajon dhe sidomos të Kosovës dhe Serbisë është e rëndësishme që të ketë lëvizje përpara dhe jam i sigurt që Lajçak dhe ekipi i ri në Komision duan progres. Në fund, rruga alternative është anëtarësimi i Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian dhe të gjithë e dinë se kjo bëhet nëse ka normalizim dhe pa normalizim nuk ka anëtarësim”, thotë DEK Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë. Takimi i fundit në nivel kryenegociatorësh u mbajt më 17 shtator, megjithatë edhe ai takim kishte përfunduar pa takim trepalësh dhe pa ndonjë rezultat.

Top News- Grenell mesazh ndaj Kurtit/ Diplomati: Çoi marrëdhëniet Kosovë-SHBA në pikën më të ulët
23/01 22:37
Top News- Hidhet granatë dore në Pejë, autorët në drejtim të paditur
23/01 19:56
Top News- Përhapje masive e gripit në Kosovë/ IKSHPK: Rritja e rasteve ka tejkaluar pragun epidemik
23/01 18:30
Top Channel/ Premtimet e fushatës, “sekreti” i politikanëve në Kosovë për të bindur zgjedhësit
23/01 15:30
Top News – Fushatë pa program. Analistët kryqëzojnë VV: Po ikën nga realiteti
23/01 14:47
Top News – LDK kërkon debat publikë me Kurtin. Mustafa: Kosova e meriton, flasim për të ardhmen
23/01 14:46
Top News – Muzeu i ‘Fëmijëve të Luftës’ / Hapet në Kosovë me vizatime dhe lodra
23/01 14:09
Top Channel/ Hapet “Muzeu i Fëmijëve të Luftës” në Prishtinë, pikturat tregojnë tmerret e luftës
23/01 12:36
Top Channel/ Kurti: Në Nato, pastaj në BE/ Kryeministri i Kosovës firmosi për Tregtinë e Lirë
22/01 23:10
Top Channel/ Alarmi për Kosovën: Po minohet demokracia!
22/01 19:56
Top News-Beteja e programeve ekonomike/ Ekspertët: Partitë politike nuk po ofrojnë zgjidhje konkrete
22/01 16:51
Top News – Osmani: Kosova ka mbështetjen e Trump. Presidentja sqaron pse nuk mori pjesë në inagurim
21/01 22:00
Top Channel/ Peter Sorensen, i dërguari i ri i BE për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
21/01 15:25
Top News – Ndikimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi. Qytetarët të ndarë: Nuk do ketë ndryshim
21/01 12:39
Top News – 19 vite pa Ibrahim Rrugovën. Përkujtohet ish-presidenti i parë i Kosovës
21/01 12:28
Top News- Haradinaj takon Grenell/ Kreu i AAK: Synimi kryesor, anëtarësimi në NATO
20/01 11:07
Top News – Frika për tensione gjatë zgjedhjeve/ NATO dërgon trupa shtesë në Kosovë
20/01 10:22
Top News – Flakë masive zjarri, shkrumbohet qendra tregtare në Kosovë.
19/01 14:12
Top News – Qytetarët dënojnë politikanët. Shqetësim gjuha e ashpër gjatë fushatës në Kosovë
19/01 14:08
Top News – ​Vëzhguesit e BE dalin në terren. Kosovë, monitorohet fushata dhe procesi zgjedhor
19/01 14:07
DIGITALB DIGITALB - OFERTA