Top Channel/ Kosova refuzon Serbinë për Banjskën: Hetimi brenda territorit, nuk japim informacion!
15/08/2024 11:35

Ministria e Drejtësisë e Kosovës pohoi rrëzimin e kërkesës së Serbisë për informacione mbi sulmin e gati një viti më parë në Banjskë të Zvecanit, me arsyetimin se ajo bie ndesh me disa pika të Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar, dhe në bazë të ligjeve të Kosovës, vetëm organet gjyqësore të Kosovës kanë juridiksion t'i gjykojnë çështjet që pretendohet se janë kryer brenda territorit të vendit. 24 shtatorin e vitit 2023 një grup serbësh të armatosur sulmuan në Banjskë policinë e Kosovës, duke vrarë efektivin Afrim Bunjakun. Gjatë shkëmbim zjarrit humbën jetën edhe tre agresorë serbë. Përgjegjësinë për sulmin e mori ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçic, i cili besohet se po qëndreon në Serbi. Hetimet mbi ngjarjen e rëndë në Kosovë është duke i drejtuar Prokuroria Speciale, që pritet të dalë me një aktakuzë përpara vjeshtës. Por ndërkohë, Prokuroria e Lartë në Beograd është duke kryer verifikimet e saj dhe përmes Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, kërkoi informacione nga autoritetet kosovare. Ministrisë së Drejtësisë kujtoi se Kosova nuk ka marrë asnjëherë përgjigje nga Serbia, në kërkesën e bërë në tetorin e vitit të kaluar, "për dorëzimin e kriminelëve në mënyrë që ata të dalin përpara drejtësisë në Republikën e Kosovës”, ndërsa ka bërë thirrje për hetim ndërkombëtar për “bazat e trajnimit të terroristëve në territorin e Serbisë, përfshirjen e Serbisë në financim dhe furnizim me armatim të terroristëve”.

Top News- Hidhet granatë dore në Pejë, autorët në drejtim të paditur
23/01 19:56
Top News- Përhapje masive e gripit në Kosovë/ IKSHPK: Rritja e rasteve ka tejkaluar pragun epidemik
23/01 18:30
Top Channel/ Premtimet e fushatës, “sekreti” i politikanëve në Kosovë për të bindur zgjedhësit
23/01 15:30
Top News – Fushatë pa program. Analistët kryqëzojnë VV: Po ikën nga realiteti
23/01 14:47
Top News – LDK kërkon debat publikë me Kurtin. Mustafa: Kosova e meriton, flasim për të ardhmen
23/01 14:46
Top News – Muzeu i ‘Fëmijëve të Luftës’ / Hapet në Kosovë me vizatime dhe lodra
23/01 14:09
Top Channel/ Hapet “Muzeu i Fëmijëve të Luftës” në Prishtinë, pikturat tregojnë tmerret e luftës
23/01 12:36
Top Channel/ Kurti: Në Nato, pastaj në BE/ Kryeministri i Kosovës firmosi për Tregtinë e Lirë
22/01 23:10
Top Channel/ Alarmi për Kosovën: Po minohet demokracia!
22/01 19:56
Top News-Beteja e programeve ekonomike/ Ekspertët: Partitë politike nuk po ofrojnë zgjidhje konkrete
22/01 16:51
Top News – Osmani: Kosova ka mbështetjen e Trump. Presidentja sqaron pse nuk mori pjesë në inagurim
21/01 22:00
Top Channel/ Peter Sorensen, i dërguari i ri i BE për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
21/01 15:25
Top News – Ndikimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi. Qytetarët të ndarë: Nuk do ketë ndryshim
21/01 12:39
Top News – 19 vite pa Ibrahim Rrugovën. Përkujtohet ish-presidenti i parë i Kosovës
21/01 12:28
Top News- Haradinaj takon Grenell/ Kreu i AAK: Synimi kryesor, anëtarësimi në NATO
20/01 11:07
Top News – Frika për tensione gjatë zgjedhjeve/ NATO dërgon trupa shtesë në Kosovë
20/01 10:22
Top News – Flakë masive zjarri, shkrumbohet qendra tregtare në Kosovë.
19/01 14:12
Top News – Qytetarët dënojnë politikanët. Shqetësim gjuha e ashpër gjatë fushatës në Kosovë
19/01 14:08
Top News – ​Vëzhguesit e BE dalin në terren. Kosovë, monitorohet fushata dhe procesi zgjedhor
19/01 14:07
Top News – NATO, ushtarë shtesë në Kosovë / Do të ndihmojnë për zgjedhjet e përgjithshme
19/01 12:28
DIGITALB DIGITALB - OFERTA