Kosova hedh hapin e madh drejt NATO-s: Lëvizja “e zgjuar” e Prishtinës
09/03/2022 13:59

Në një lëvizje që e con vendin edhe një hap më pranë NATO-s, ekzekutivi i Kosovës vendosi krijimin e grupit ndërinstitucional të punës për anëtarësimin në aleancën-veriatlantike. Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Albin Kurti sqaroi se objektivi kryesor i këtij grupi do të jetë avancimi i procesit të integrimit në NATO, fuqizimi i pranisë së Kosovës në organizata dhe mekanizma rajonalë dhe ndërkombëtarë të sigurisë, si dhe bashkëpunimi me aleatët strategjikë ndërkombëtarë. Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla, theksoi se anëtarësimi në NATO është çështje urgjente, duke përmendur pushtimin rus në Ukrainë. “Kosova dhe shtetet tjera demokratike pro-perëndimore në rajon po ballafaqohen çdo ditë e më shumë me veprime destabilizuese, të provokuara nga Rusia përmes vartësve të saj. Duke marrë parasysh kontekstin aktual të agresionit të paprecedentë rus ndaj Ukrainës, dhe synimeve për destabilizim dhe minim të të gjitha progreseve euroatlantike e kërcënimit për paqen globale, anëtarësimi i Kosovës në NATO është urgjent si rrallëherë më parë për solidifikimin e arkitekturës së sigurisë në rajon dhe Europë”, ishte komenti i saj. Gërvalla do të jetë vetë kryesuese e këtij grupi, ndërsa anëtarë të tij janë ministri i Mbrojtjes, ministri i Punëve të Brendshme dhe ministrja e Drejtësisë. Përfaqësues do të ketë nga Presidenca, Kryeministria, përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, nga Ambasada e Kosovës në Bruksel dhe ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara.

Top News- “E patën bërë Kosovën copë-copë”, Kurti: Me ne s’ka institucione ilegale serbe
24/01 21:00
Top News- ‘Kosova Fituese’ ndalet në Mitrovicë/ Haradinaj e Limaj akuza qeverisë Kurti për veriun
24/01 20:30
Top News- Kurti fushatë në Viti: Nuk udhëhiqemi nga lakmia për pushtet
24/01 20:07
Top News- Partitë përdorin shtetin për fushatë/ Kosovë, vëzhguesit identifikojnë mbi 20 shkelje
24/01 15:49
Top News – 137 mln euro tender për KEK. Investimi, Kurti: Rrisim kapacitetet energjitike të vendit
24/01 14:05
Top Channel/ Ikën Lajcak, i dërguari i BE-së për dialogun konfirmohet danezi Sorensen!
24/01 12:20
Top News- Grenell mesazh ndaj Kurtit/ Diplomati: Çoi marrëdhëniet Kosovë-SHBA në pikën më të ulët
23/01 22:37
Top News- Hidhet granatë dore në Pejë, autorët në drejtim të paditur
23/01 19:56
Top News- Përhapje masive e gripit në Kosovë/ IKSHPK: Rritja e rasteve ka tejkaluar pragun epidemik
23/01 18:30
Top Channel/ Premtimet e fushatës, “sekreti” i politikanëve në Kosovë për të bindur zgjedhësit
23/01 15:30
Top News – Fushatë pa program. Analistët kryqëzojnë VV: Po ikën nga realiteti
23/01 14:47
Top News – LDK kërkon debat publikë me Kurtin. Mustafa: Kosova e meriton, flasim për të ardhmen
23/01 14:46
Top News – Muzeu i ‘Fëmijëve të Luftës’ / Hapet në Kosovë me vizatime dhe lodra
23/01 14:09
Top Channel/ Hapet “Muzeu i Fëmijëve të Luftës” në Prishtinë, pikturat tregojnë tmerret e luftës
23/01 12:36
Top Channel/ Kurti: Në Nato, pastaj në BE/ Kryeministri i Kosovës firmosi për Tregtinë e Lirë
22/01 23:10
Top Channel/ Alarmi për Kosovën: Po minohet demokracia!
22/01 19:56
Top News-Beteja e programeve ekonomike/ Ekspertët: Partitë politike nuk po ofrojnë zgjidhje konkrete
22/01 16:51
Top News – Osmani: Kosova ka mbështetjen e Trump. Presidentja sqaron pse nuk mori pjesë në inagurim
21/01 22:00
Top Channel/ Peter Sorensen, i dërguari i ri i BE për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
21/01 15:25
Top News – Ndikimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi. Qytetarët të ndarë: Nuk do ketë ndryshim
21/01 12:39
DIGITALB DIGITALB - OFERTA