Top Channel/ Kosova alarmon Vuçiç në prag të zgjedhjeve, “bllokon” Listën Serbe
23/12/2024 20:30

Komisioni Qendror i Zgjedhje këtë të hënë nuk e ka certifikuar Listën Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm. Si shkak për këtë, nga Sami Kurteshi, përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ u morën deklaratat kundër shtetit të Kosovës të bëra nga kryetari i partisë serbe, Zllatan Elek. Zyra për Regjistrimin e Partive Politike ka rekomanduar certifikimin e Listës Serbe dhe kishte konstatuar se i plotëson të gjitha kriteret. Kjo bëri që përfaqësuesit e partive opozitare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të mos marrin pjesë në votim. Ndërkohë nga Instituti për Demokraci në Kosovë kanë thënë që vendimi i KQZ-së është i motivuar politikisht. “Moscertifikimi i listës Serbe, duket më shumë si vendim i motivuar politikisht sesa i bazuar në kritere ligjore. Ky rast është një ndër disa raste të tilla, kur KQZ-ja ka marrë vendime të ngjashme, por që më vonë janë ndryshuar apo rrëzuar nga PZAP-ja, çka dëshmon mungesën e koherencës dhe profesionalizmit në punën e këtij institucioni”, ka shkruar Ismet Kryeziu, hulumtues i lartë në këtë institucion. Pas mos certifikimit ka reaguar edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq i cili ka thënë se Albin Kurti “po përpiqet ta eliminojë kundërshtarin e vetëm politik në Kosovë, që është Lista Serbe”. Në raundin e dytë të certifikimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 16 subjekte politike me gjithsej 626 kandidatë për deputetë. Paraprakisht, kishte certifikuar 11 subjekte politike me gjithsej 606 kandidatë për deputet për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Top Channel/ Alarmi për Kosovën: Po minohet demokracia!
22/01 19:56
Top News-Beteja e programeve ekonomike/ Ekspertët: Partitë politike nuk po ofrojnë zgjidhje konkrete
22/01 16:51
Top News – Osmani: Kosova ka mbështetjen e Trump. Presidentja sqaron pse nuk mori pjesë në inagurim
21/01 22:00
Top Channel/ Peter Sorensen, i dërguari i ri i BE për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
21/01 15:25
Top News – Ndikimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi. Qytetarët të ndarë: Nuk do ketë ndryshim
21/01 12:39
Top News – 19 vite pa Ibrahim Rrugovën. Përkujtohet ish-presidenti i parë i Kosovës
21/01 12:28
Top News- Haradinaj takon Grenell/ Kreu i AAK: Synimi kryesor, anëtarësimi në NATO
20/01 11:07
Top News – Frika për tensione gjatë zgjedhjeve/ NATO dërgon trupa shtesë në Kosovë
20/01 10:22
Top News – Flakë masive zjarri, shkrumbohet qendra tregtare në Kosovë.
19/01 14:12
Top News – Qytetarët dënojnë politikanët. Shqetësim gjuha e ashpër gjatë fushatës në Kosovë
19/01 14:08
Top News – ​Vëzhguesit e BE dalin në terren. Kosovë, monitorohet fushata dhe procesi zgjedhor
19/01 14:07
Top News – NATO, ushtarë shtesë në Kosovë / Do të ndihmojnë për zgjedhjet e përgjithshme
19/01 12:28
Top News- Ndërkombëtarët me sy nga Kosova, mbi 100 vëzhgues për zgjedhjet e 9 Shkurtit
18/01 19:30
Top Channel/ Veriu i Kosovës, policia operacion blic: Gjenden eksplozivë, një i arrestuar!
18/01 14:58
Top News – Vëzhguesit e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Presidentja Osmani pret delegacionin e KiE
17/01 16:37
Top Channel/ Qendra për të mbijetuarit e torturës propozohet për çmimin Nobel
17/01 15:41
Top Channel/ Kosovë, Qendra e të Mbijetuarve të Torturës nominohet për Nobelin e Paqes!
17/01 15:05
Top News – Shkeljet e fushatës/ Kosovë, KQZ gjobit LDK dhe Vetëvendosjen
16/01 18:21
Top Channel/ Plani për t’i marrë jetën Liridonës, zbardhet ngjarja që tronditi Kosovën
16/01 13:24
Top News -SHBA kritikon aksionin e Kosovës. ‘Nuk u pyetëm për mbylljen e strukturave paralele serbe’
16/01 11:31
DIGITALB DIGITALB - OFERTA