Nga muaji janar deri në muajin nëntor të vitit 2024, Kosova ka importuar nga Shqipëria mallra në vlerë mbi 302 milionë e 299 mijë euro. Mallrat që më së shumti importohen nga Shqipëria kryesisht janë pemë dhe perime. Në periudhën e njëjtë të vitit, sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, vendi ka importuar domate në vlerë mbi 3 milionë e 300 mijë euro.