Mes pamjeve dramatike të njësive speciale që kapërcenin telat me gjemba të rezidencës së tij, nga Koreja e Jugut mbërriti lajmi i arrestimit të presidentit Yoon Suk Yeol, i cili u bë kështu kreu i parë i shtetit në historinë e këtij vendi që vihet në pranga. Yoon përballet me akuza për kryengritje pas përpjekjes së tij jetëshkurtër për të shpallur gjendje ushtarake muajin e kaluar, e për të cilën rrezikon deri edhe dënimin me vdekje ose burgimin e përjetshëm nëse shpallet fajtor për rebelim.