Top Channel/ Kontakti i fundit i Ervis Martinajt! Kush është “Niçja” i Shijakut që ra sot në pranga
29/06/2024 21:56

Astrit Avdyli, një nga emrat më të përfolur të krimit në vend ra në pranga sot nga forcat speciale të RENEA-s. Veç mbiemrit Avdyli, ai njihej edhe me mbiemrat Balliu dhe Sulejmani. 50-vjeçari i ashtuquajtur me nofkën “Niçja”, konsiderohet si drejtues i një grupi kriminal në zonën e Shijakut dhe u vu në pranga në banesën e tij. Gjatë ndalimit iu është sekuestrua edhe një armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak. Avdylaj u shpall në kërkim me kërkesë të SPAK, pasi ka dyshime se është i përfshirë në sigurimin e kushteve për vrasjen e Durim Bamit. Komunikimet në aplikacionin “Sky” treguan se si Astrit Avdyli mbante komunikime me ish-deputetin Arben Ndoka dhe ofrohet ta ndihmojë atë në planin për ekzekutimin e Durim Bamit. Avdylaj i dërgoi nipin e tij, Aldo Avdylin dhe Arben Mërkurin, Arben Ndokës për të realizuar qëllimin. Nga ana tjetër, Astrit Avdylaj gjithashtu akuzohet se ka organizuar në bashkëpunim me persona të tjerë, futjen në Shqipëri në mënyrë ilegale të nipit të tij nga Mali i Zi në mënyrë që të realizonte vrasjen dhe të kishte më pas alibi. Zhdukja e bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj, riktheu në media dhe përballë autoriteteve emrin e Astrit Avdylajt. Ky i fundit u lakua si kontakti i fundit i Martinajt, para se të zhdukej pa gjurmë më 9 gusht të vitit 2022. Dy muaj pas zhdukjes së Martinajt, ndërkohë që fati i tij ishte mister, policia kreu disa kontrolle në disa zona të Shqipërisë ku operojnë grupe të ndryshme kriminale. Mes tyre, ishin edhe Avdylajt. Forcat Speciale dhe rrethuan zonën ku jetojnë Avdylajt dhe kryen kontrolle në banesat e tyre, me shpresën se do të gjenin gjurmë të të zhdukurit. Astrit Avdylaj u mor dhe në pyetje nga prokuroria e Kurbinit si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit, por ka mohuar që të ketë dijeni për fatin e Martinajt apo të ketë pasur kontakte me të. Astrit Avdylaj është përballur edhe më herët me drejtësinë për akuza të trafikut të drogës dhe krime kundër jetës.

Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
Top News- SPAK kërkon konfiskim për 28 pasuri/ Dyshohet se janë vendosur nga paratë e krimit
23/01 13:51
Top News- Granata e armë në banesë/ Arrestohet 44-vjeçarja, në kërkim bashkëshorti saj
23/01 13:37
DIGITALB DIGITALB - OFERTA