Top Channel/ Komisioni i Shëndetësisë, Koçi kërkon “uljen e gjakrave”: Të mos e bëjmë si hetim penal
23/04/2024 21:51

Anëtari i PS në Komisionin e Shëndetësisë, Petro Koçi ka kërkuar që të “ulen gjakrat” dhe Komisioni i Shëndetësisë të vijojë punën, por sipas tij të mos harrohet që të trajtohet si hetim parlamentar dhe jo penal. “Ky komision nuk ka komandant apo komandante por ka një drejtues. Sipas nenit 10 kryetari dhe zv. kryetari drejtojnë të gjithë veprimtarinë e këtij komisioni. Po lexoj atë që nuk lexuat ju (i drejtohet Albana Vokshit)… do e ftoja komisionin që më shumë të fokusohet te fenomenet sesa të trajtohet si hetim penal se këtë e bën tjetër kush. Ka shumë të korruptuar nga të gjitha krahët, me siguri mund të ketë dhe problematika me integritetin e personave të caktuar, por që të jetë më efektiv duhet të ndiqet shembulli i atyre vendeve të tjera që parlamentet hetojnë, por jo si një hetim penal. Kjo na vë në konflikt interesi. Të administrojmë punën në mënyrë serioze dhe me profil parlamentar. Kushdo që vërtetohet që është i përfshirë në korrupsion, ka të drejtë të bëjë kallëzim. Të shkëputemi nga praktikat e kohës së komunizmit”, tha Koçi. Ndërkohë deputeti i PD Saimir Korreshi nuk i ka kursyer batutat… “Ideja është që a të ulemi të bëjmë një produkt? Na thoni se ku do ta montojmë dhomën e rrëfimit, meqë ministrat do rrëfejnë atje. Do të rrëfehen tek e tek. Pse çfarë jemi ne Sigurimi i Shtetit që do të merren ministrat tek e tek? Pse tek e tek? Do ndajmë lekë ne atje, do bëjmë pazare? Ne nuk po biem dakord për kalendarin, do jetë me foton e Interit apo Milanit”, tha ai.

Top News – ‘1 mln shqiptarë nuk votojnë’ PD kërkon pjesëmarrje edhe pa ID e pasaporta
24/01 15:40
Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
Top News – Berisha nis lobimin te Trump. Statusi ‘non grata’, kreu i PD: Do bëj përpjekjet e mia
24/01 14:45
Top News – Shënjestra e ‘Kep Arapit’. ‘Akili’ shqiptar arratiset nga burgjet italiane
24/01 14:30
Top News – ‘Qendër ekselence shëndetësore’ Rama: Do të transformojmë QSUT brenda 5 viteve
24/01 14:26
Top News-Eliminimi i postierit në Kamëz/48 vjeçari pa precedentë, dyshohet u ekzekutua për hakmarrje
24/01 14:06
Top News – Leskaj kundër Berishës. Primaret, jo dorëheqje për kryetarët e degëve të partisë
24/01 13:49
DIGITALB DIGITALB - OFERTA