Top Channel/ Kohë tejet vendimtare! Arsyet pse Ukrainës po i shtohet trysnia në fushëbetejë e përtej
11/10/2024 19:49

Dimri po vjen, forcat ruse po çajnë përpara, dhe e ardhmja e mbështetjes nga përkrahësi më i fuqishëm i Kievit është e pasigurt, sepse Shtetet e Bashkuara janë buzë mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale muajin e ardhshëm, ku gara është shumë e nxehtë. Ukraina është duke luftuar për mbijetese dhe sovranitet, prandaj çdo ditë, çdo javë, dhe madje çdo muaj është mbase vendimtar për fatin e vendit. Por, një grumbull faktorësh e bëjnë këtë kohë tejet vendimtare: Ukraina është duke u përballur me trysni në shumë fronte, për më tepër në vijën e vërtetë të frontit të luftës, i cili shtrihet përgjatë vendit, nga verilindja deri në jug. Trupat ruse janë duke carë përpara në rajonin lindor, të njohur si Donbas, ku e pushtuan qytetin e rëndësishëm Vuhledar javën e kaluar. Çfarë do të thotë për ushtrinë ukrainase rënia e Vuhledarit? Në prag të dimrit, bombardime e pareshtura ruse e kanë kufizuar dukshëm prodhimin e rrymës nga Ukraina, duke ngjallur frikë për një krizë energjetike. Këtë javë, madje edhe moti matanë gjysmës së botës duket se doli kundër Kievit: presidenti amerikan, Joe Biden, e anuloi një vizitë në Gjermani, pasi një uragan e goditi Floridën, duke e nxitur anulimin e një takimi të nivelit të lartë më 12 tetor të shteteve të mëdha perëndimore, që e furnizojnë Kievin me armë, me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Nuk është caktuar ndonjë datë e re për takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i cili do të ishte i pari ndonjëherë në nivelin e krerëve të shteteve. Me gjasë, ky do të kishte qenë takimi i fundit ballë për ballë midis Bidenit dhe Zelenskyt para zgjedhjeve në SHBA më 5 nëntor, rezultati i të cilave mund të ketë ndikim të madh në rrjedhën e luftës, e cila nuk është ndalur prej se Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022. Takimi do të kishte qenë një mundësi për Zelenskyn t’ua paraqiste shteteve perëndimore “planin e tij të fitores” për luftën. Vizitë vendimtare e Zelenskyt në SHBA për “planin e fitores” Meqë planet për një takim të Grupit të Kontaktit janë pasigurta, Zelensky e nisi një turne nëpër Evropë duke paraqitur “planin e tij të fitores” për luftën në bisedime me liderët e Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera. Në një vizitë në SHBA muajin e kaluar, ai e paraqiti planin para Bidenit si dhe kandidatëve rivalë presidencialë, ish-presidentin republikan Donald Trump dhe nënpresidenten demokrate Kamala Harris. Përgjigjja nuk ishte aq e fuqishme, dhe Zelensky u kthye në shtëpi pa një nga gjërat kryesore që Kievi kërkon: lejen për t’i përdorur raketat amerikane për t’i goditur caqet ushtarake thellë brenda Rusisë. Dita e zgjedhjeve Gara e ngushtë për Shtëpinë e Bardhë shton pasigurinë mbi mundësitë për të marrë lejen për ato armë, si dhe mbi furnizimet me armë nga SHBA-ja dhe politikën e SHBA-ja karshi Kievit dhe luftës. Një fitore e Harris shihet si e mundshme për të sjellë vazhdimësi, por nuk është e qartë nëse ajo mund të ndërmarrë hapa më të shpejtë ose më të mëdhenj për ta mbështetur Ukrainën. Trump ka thënë në mënyrë të përsëritur se do t’i jepte fund luftës shumë shpejt, gjë që ka shkaktuar shqetësime në Ukrainë se Kievi mund të detyrohet të bëjë lëshime të mëdha.

Top News – Zbardhet marrëveshja Rama-Zelensky. Bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe atë diplomatik
22/01 21:57
Top Channel/ Një film për diktaturën! Selenica: Vuajtjet e shqiptarëve të dëgjohen!
22/01 19:59
Top Channel/ Vetëdorëzohen të kërkuarit në Shkkodër, të dyshuar për shumë ngjarje
22/01 19:26
Top Channel/ Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, dëme të shumta materiale
22/01 18:28
Top News- Rrahën 62-vjeçarin me sende të forta, kush janë dy të rinjtë që u dorëzuan në polici
22/01 17:09
Top News- Nga 1 shkurti ulet energjia/ Balluku- Më shumë matësa inteligjentë
22/01 16:54
Top News- Spak godet pasuritë e Çopjave, sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e shumë prona
22/01 16:53
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top Channel/ Masakra e Dobraçit, vetëdorëzohen të kërkuarit
22/01 15:50
Top Channel/ Prej dy ditësh i zhdukur, jendet i mbytur në thellësi të lumit të Shalës
22/01 15:42
Top Channel/ SHBA u tërhoq nga OBSH, a do ketë pasoja të mëdha?!
22/01 15:32
Top Channel/ Hotelet e luksit pa taksa! PS, propozim në Kuvend për emra brand
22/01 15:24
Top Channel/ Tronditet grupi Çopja, iu kapen 10 mln USD kriptomonedha
22/01 15:19
Top Channel/ Rama promovon “Sazanin” në Davos, flet për projektin e Kushner
22/01 15:13
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top Channel/ Të kërkuar për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
22/01 14:37
Top Channel/ Zyrtarisht nën hetim! Deputeti i PD paraqitet në GJKKO
22/01 14:36
Top News- U përfolën si të përfshirë në atentatin me 4 viktima në Dobraç, vetëdorëzohen në polici
22/01 14:22
Top Channel/ Shkëmbim territoresh dhe…plani sekret i Trumpit për fundin e luftës në Ukrainë!
22/01 14:19
DIGITALB DIGITALB - OFERTA