Top Channel/”Koha për t`u larguar mbaroi”, SHBA “mbyll derën” atyre që mbeten pas në Ukrainë!
13/02/2022 11:23

Mes paralajmërimëve të zymta për një sulm rus në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara janë duke evakuar me urgjencë diplomat e trupa nga vendi, ndërsa qytetarëve amerikanë atje i është bërë e qartë se duhet të largohen menjëherë, në të kundërt, do të mbeten aty në mëshirë të fatit. “Nuk është thjesht koha për të lënë Ukrainën. Është kohë e kaluar për qytetarët amerikanë që të lënë Ukrainën”, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit. Ambasada amerikane në vend njoftoi se stafi i saj është larguar tashmë, me përjashtim të personelit të emergjencës. Pentagoni njoftoi se ka tërhequr edhe 160 ushtarë të Gardës Kombëtare të Floridës, ndërsa të vetmit mes pranisë ushtarake amerikane në vend. Zyrtarët ukrainas nuk e fshehin pakënaqësinë me deklaratat amerikane për rrezik të madh, dhe insistojnë të ruhet qetësia. Një sondazh i fundit tregon se shumica e amerikanëve do të preferonin që SHBA të mos përzihej në situatën e krijuar mes Ukrainës dhe Rusisë. Megjithatë, kur vjen fjala tek vlerësimi për qasjen e presidentit Joe Biden ndaj Ukrainës, këtu reagimet janë të ndryshme. Demokratët dhe disa të pavarur mendojnë se ajo është e drejtë, ndërsa republikanët e konsiderojnë si “shumë miqësore” ndaj Putinit, në një kohë kur Bideni vetë ishte një zërave më të fortë që akuzoi paraardhësin e tij në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump për këtë gjë.

Top Channel/ Kush e vrau Kennedyn?/ Trump firmos deklasifikimin e dosjeve
23/01 23:07
Top News-Trump i jep fund sekretit për eleminimin e Kennedy/ Urdhër për deklasifikimin e dosjeve
23/01 22:59
Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA