Kina i dërgoi presidentit të porsabetuar të SHBA-së Donald Trump sinjale se kërkon një zbutje të marrëdhënieve dhe më shumë bashkëpunim me të. “Kina është e gatshme të bashkëpunojë me qeverinë e Shteteve të Bashkuara për të vazhduar komunikimin, për të forcuar bashkëpunimin, për trajtuar si duhet dallimet dhe për nxitjen e një përparimi më të madh të marrëdhënieve mes dy vendeve, nga një pikënisje e re”, deklaroi gjatë konferencës së rregullt me shtypin zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Kinës, Guo Jiakun. Analistët kanë bindjen se Pekini po shpreson të reduktojë keqkuptimet mes palëve përmes angazhimit që në fazat e para të Presidencës së dytë të Trumpit. Por duket kjo nuk e ka lëkundur qëndrimin e tij. Në fakt, republikani u zotua hapur të vendosë tarifa ndaj Kinës dhe ndaj Bashkimit Europian. Administrata e tij, sic pohoi Trump, është duke shqyrtuar një tarifë ndëshkuese ndaj importeve kineze.