Top Channel/ Kina akuzon Britaninë se ka rekrutuar një çift kinez si spiunë: Ja si i joshi me…
03/06/2024 19:36

Kina akuzon Shërbimin e Inteligjencës Sekrete të Mbretërisë së Bashkuar MI6 se ka rekrutuar punonjës të shtetit kinez si spiunë. Në një postim në kanalin e saj zyrtar WeChat, Ministria e Sigurisë së Shtetit të Kinës tha se operativët e MI6 kthyen kundër Pekinit një kinez të identifikuar vetëm me mbiemrin e tij Wang dhe gruan e tij me mbiemrin Zhou. Të dy punonin në departamente “thelbësore konfidenciale” në një agjenci shtetërore kineze. Ministria pretendon se MI6 nisi të rekrutonte Wang kur ai shkoi në Mbretërinë e Bashkuar për studime në vitin 2015, nën një program shkëmbimi kino-britanik. Për ta bërë për vete, ai ftohej në darka apo turne të ndryshëm, për “të kuptuar më mirë interesat dhe dobësitë e tij”, sikurse pretendon ministria. Autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar nuk i janë përgjigjur kërkesës së BBC për një reagim. Autoritetet kineze pretendojnë se operatorët e MI6 përfituan nga “dëshira e Wang për para”, u miqësuan me të në kampusin universitar dhe e detyruan të ofronte “shërbime këshillimi me pagesë”. Pas një periudhe kohe, ata i kërkuan t’i shërbente qeverisë britanike në këmbim të një shpërblimi më të mirë dhe nëpërmjet tij, rekrutuan më pas edhe gruan, pretendon Ministria e Sigurimit të Shtetit. Akuza e Kinës vjen vetëm një muaj pasi Britania e Madhe akuzoi dy persona për spiunazh me Kinën, lidhur me “nxjerrjen e artikujve, shënimeve, dokumenteve ose informacioneve”. Pekini dhe disa vende perëndimore po ‘shkëmbejnë’ gjithnjë e më shumë akuza për spiunazh.

Top Channel/ Kush e vrau Kennedyn?/ Trump firmos deklasifikimin e dosjeve
23/01 23:07
Top News-Trump i jep fund sekretit për eleminimin e Kennedy/ Urdhër për deklasifikimin e dosjeve
23/01 22:59
Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA