Janë zbardhur konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Europian për Shqipërinë, ku ndër të tjera vlerësohen pozitivisht rezultatet e arritura nga Struktura Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ndër të tjera, “Këshilli rikujton se dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv në vend mbetet vendimtar për përparimin në reformat në lidhje me BE-në”.