Top Channel/ KiE fshikullon Shqipërinë: Shembull i përdorimit të autoritetit publik për qëllime politike!
21/10/2022 19:28

Mbyllja e kolegjit Mehmet Akif në Tiranë duket ka rezonuar deri në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, disa anëtare të së cilës kanë dale me një deklaratë të ashpër për qeverinë shqiptare. Në deklaratë, kujtohet sesi në 22 shtator 2022, ekzekutivi ynë vendosi mbylljen e dy institucione arsimore turke nën pretendimin e një procedure zhvendosjeje. Kjo mbyllje, theksohet aty, u vlerësua nga juristë, akademikë dhe shoqëria civile si një vendim arbitrar i qeverisë shqiptare për shkak të presionit të autoriteteve turke. Për më shumë se shtatë vjet, politika e jashtme e Turqisë e ka kthyer në mision të saj mbylljen e institucioneve arsimore të perceptuara si të sikletshme për qeverinë Erdogan. Presidenti turk përdori peshën e zyrës së tij për të kontaktuar autoritetet shqiptare dhe qeveritë e tjera duke kërkuar mbylljen e shkollave të themeluara nga një grup i caktuar shtetasish turq, të cilët kanë qenë në opozitë. Këto përpjekje për mbylljen e shkollave u pasuan në disa raste edhe me rrëmbime dhe ekstradime të paligjshme. Raste rrëmbimit të mësuesve turq kanë ndodhur sipas të njëjtit skenar edhe në Republikën e Moldavisë, e kane kanë çuar në dënimin e vendit nga Gjykata Evropiane të të Drejtave të Njeriut, vazhdon deklarata me 20 firma. Ne jemi të shqetësuar që Shqipëria, si vend kandidat për në BE, nuk respekton shtetin e së drejtës duke u vendosur politikisht nën presionin e jashtëm, është komenti i fortë dhe i drejteperdrejtë i përcjellë prej saj. Asambleja Parlamentare duhet ta ndjekë këtë rast, kërkohet më tej, dhe t'i bëjë thirrje Shqipërisë të respektojë shtetin e së drejtës. Kolegji “Mehmet Akif” u mbyll më 22 shtator, me arsyetimin se “viti i ri shkollor nisi në një vendndodhje dhe mjedise të tjera, të pamiratuara nga Ministria e Arsimit, dhe nuk i ka plotësuar kriteret ligjore të vendosura nga shteti për institucionet private arsimore”. Vendimi i Qeverisë ngarkon kolegjin që të mbulojë të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e nxënësve në institucione tjera arsimore, si dhe të kthejë pagesat e kryera nga prindërit deri në muajin shtator. Me vendim të Qeverisë, u mbyll dhe një kopshti privat për fëmijë, “Zubeyde Hanim”. Pamjet: AFP

Top Channel/ Riaktivizohet marrëveshja me Italinë! Pritet të niset një tjetër anije me emigrantë
24/01 19:43
Top Channel/ Afganët në Shëngjin të shqetësuar, reagojnë pas vendimit të Trump
24/01 19:37
Top News- Aksione antidrogë në Tiranë/ Me kokainë dhe hashash, arrestohen 2 persona
24/01 16:02
Top Channel/ Urdhri i Trump prek afganët e strehuar në Shëngjin
24/01 15:45
Top News – ‘1 mln shqiptarë nuk votojnë’ PD kërkon pjesëmarrje edhe pa ID e pasaporta
24/01 15:40
Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
Top News – Berisha nis lobimin te Trump. Statusi ‘non grata’, kreu i PD: Do bëj përpjekjet e mia
24/01 14:45
DIGITALB DIGITALB - OFERTA